Shumë njerëz në bote mbajne maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Në Evropë dhe SHBA po pyesin: Nëse duhet mbajtur maska gjatë kësaj kohe kur pandemia është përhapur në tërë botën?
Siç raporton Reuters, Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon të gjithë se kur dhe si duhet mbajtur maska: Nëse kujdeseni për dikë që dyshohet apo është konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 dhe nëse teshtini apo kolliteni, ose dyshoni se mund të jeni prekur nga COVID-19.
Maska parandalon përhapjen e spërkalave që përhapen gjatë kollitjes ose nëse teshtini apo merrni frymë.
Ekzistojnë dy lloje të maskave: maskat kirurgjikale që mbahen mbi hundë dhe gojë, si dhe ato që përshtaten më mirë në fytyrë, por që nganjëherë quhen edhe respiratorë.
Maskat më të përshtatshme siç janë ato N95 – ofrojnë mbrojtje të mirë, por jo të plotë kundër spërkalave infektuese, ndersa modeli më i përparuar N99 – ofron mbrojtje më të mirë edhe pse ka individë që janë ankuar se me ato kanë vështirësi të marrin frymë lirshëm. Maska N95 ndal 95 për qind të spërkalave, ato N99 ndalin deri në 99 për qind të spërkalave.
Disa maska kanë një valvul në pjesën e përparme për të parandaluar lagështinë gjatë frymëmarrjes, gjë që e bën atë të jetë më e ndjeshme nga depërtimi i virusit. Maskat janë efikase vetëm nëse i kombinoni ato me pastrim të shpeshtë të duarve dhe nuk e prekni fytyrën.
Cdo person që përdor maskë duhet të sigurohet që t’i pastrojë mirë duart me sapun e ujë, apo me dezinfektues me bazë alkooli. Maska duhet ta mbulojë hundën dhe gojën, kurse mes maskës dhe fytyrës nuk duhet të ketë hapësire.
Mundohuni maksimalisht që mos ta prekni fytyrën. Kur maska laget, ndërrojeni me një të re. Mos i përdorni sërish maskat që janë për një përdorim.
“Mbajtja e maskës gjithashtu mund të zvogëlojë tendencën për të prekur fytyrën, gjë që ndodh shumë herët më shumë sesa kur jemi pa të dhe është burim kryesor i infeksionit kur duart nuk janë të pastra”, ka thënë Steven Griffin, profesor në Institutin për Kërkime Mjekësore në Universitetin e Leeds.