fbpx

Gashi: Qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë çështjen e veteranëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria ende nuk është e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Gashit, zgjidhja për ta duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtjesore.

Tutje, ka thënë se tregu ka nevojë për fuqinë e tyre si dhe ata kanë nevojë për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos në këto kushte.

“Pra, ne duhet të merremi në esencë me problemin dhe jo ta pasivizojmë një pjesë vitale të shoqërisë. Duhet të mendojmë që veteranëve të luftës dhe të gjitha kategorive sociale t’ju krijojmë mundësi të rritjes së mirëqenies, duke i bërë sa më aktiv në shoqëri”.

Ndryshe, të hënën qindra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) protestuan para ndërtesës së Kuvendit, për shkak të mos përfshirjes së kësaj kategorie në Projektligjin për pagën minimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *