fbpx

Gjeneral Piro Ahmetaj: Urime të përzemërta për 6 ushtarakët e promovuar Gjenerale Brigade

Së pari, urimet me të përzemërta emër për emër 6 ushtarakëve të promovuar Gjenerale Brigade🙏!

https://www.mod.gov.al/index.php/newsroom-2/5232-presidenti-dekreton-gjashte-gjenerale-te-rinj-te-forcave-te-armatosura

Me këtë rast, shpreh besimin e plotë, se sejcili më vete dhe të 6-të së bashku, do të shërbejnë  si një vlerë e shtuar, në përmirësimin e integritetit të komandimit dhe drejtimit strategjik të FA!

Së dyti, gradimi gjeneral, sigurisht është produkt i procesit teknik të përzgjedhjes nga profesionistët!

Por, ashtu është edhe fakt se, si në USA dhe çdo vend të NATO-s, vendimarrja është përgjegjësi e vizionit dhe përqasjes së drejtuesve politik të MM!

Thenë këtë, shpreh publikisht, konsideratat më të sinqerta ndaj Ministrit, Z. Niko Peleshi, për: “drejtimin e përgjegjshëm, përqasjen e mënçur & përzgjedhjen e merituar me këtë risi në FA” !

Së treti, ripërsëris vlerësimin e posaçëm ndaj Ministrit Peleshi, për promovimin e vonuar padrejtësisht (#15vjet), por shumë të merituar të një Admirali nga Forcat Detare të RSh.

Nga ana tjeter, duke e uruar Admiral Agastra, ripërsëris edhe publikisht (çka ju kam sugjeruar në mirëbesim MM dhe cc PM) besimin tim se Adnandi, ështe jo vetëm njē profesionist me edukim dhe ekperiencë elitare brenda dhe jashtë vendit, por edhe një ushtarak/shtetar i përulur para Atdheut dhe Detyrës. Thënë këto, Ju siguroj se Ai do ja dalë me sukses për sfidën e transormimit të FD, në shërbim te integritetit dhe interesave strategjike detare që ka Rsh (420 km kifij dhe mbi 11 mije km2 si tërësi detare)

Edhe njëherë suksese dhe mbarësi miq/koleg.

Sinqerisht,  Ret.Gen Piro Ahmetaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *