fbpx

Haxhiu: Nuk ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pa korruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit.

Sipas saj, kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e partive të tjera kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu ka shkruar se nuk mund të ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin.

“Kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pakorruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit. Pozitat që i kanë keqpërdorur, pagat e larta e privilegjet e tjera, nuk i lëshojnë lehtë. Për ta pushteti është jetik. Madje kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e PLAN kundrejt nesh! Nuk ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin dhe i kanë shkatërruar ndërmarrjet dhe institucionet dhe për këtë do angazhohemi çdo ditë”, shkroi ajo në Facebook.

Haxhiu shtoi se Kosova do të bëhet shtet i së drejtës, qytetarët do ta ndiejnë ndryshimin dhe Kosova do të zhvillohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *