fbpx

Haziri: Pozita e Vjosa Osmanit nuk mund të cenohet, pavarësisht rrethanave të reja politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me kryeredaktorin Muhahmet Hajrullahu, ka deklaruar se pavarësisht asaj se a do ta udhëheq apo jo LDK-ja qeverinë e re, kjo parti ka një pozitë kushtetuese.

“LDK e ka një pozitë kushtetuese, e ajo është pozita e kryetares së Kuvendit të Kosovës”, tha Haziri.

Haziri shtoi se pozita e Vjosa Osmanit nuk mund të cenohet në rrethanat e reja politike.

“Vjosa Osmani e ka besimin e partnerëve të koalicionit që edhe sot, përkundër që qeveria ka humb besimin ajo mbetet kryetare e Kuvendit në besim, dhe pozita e saj nuk mund të cenohet në rrethanat e reja politike”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, ka folur edhe për çështje tjera, konkretisht për bashkëpunimin që LDK mund ta ketë me partitë e tjera në rast se presidenti Thaçi ia jep mandatin për formim të Qeverisë.

Në këtë aspekt, Haziri ka shtuar se LDK është e gatshme të bashkëpunoj me cilëndo parti përveç PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *