fbpx

http://actvmichigan.com/prishtina-edhe-pas-te-henes-vazhdon-me-orarin-e-njejte-te-kufizimit-te-levizjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në një takim kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ahmeti ka bërë të ditur se me Osmanin kanë biseduar rreth masave të ndërmarra ndaj COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Pata kënaqësinë që sot të pres në takim Kryetaren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani.
Kryeparlamentaren Osmani e njoftova me të gjitha masat mbrojtëse të ndërmarra nga ana e Komunës së Prishtinës për të luftuar pandeminë e #covid19, sfidat me të cilat po ballafaqohet në terren dhe kërkesat e nevojat e qytetarëve në këtë kohë.  Gjithashtu, diskutuam për pakon ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve, e cila pritet të votohet në mbledhjen e Kuvendit Komunal gjatë pasdites”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Ahmeti ka pohuar se kanë diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të institucioneve dhe koordinimin ndërkomunal.

“Kryeparlamentarja Osmani na falënderoi për të gjithë punën, organizimin dhe masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e #covid19 në Kryeqytet. Diskutuam edhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të institucioneve dhe koordinimin ndërkomunal në mënyrë që luftimi i pandemisë të përballohet me sukses dhe që kjo sfidë të tejkalohet #bashkë më lehtë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *