fbpx

“Juli të kemi lis mali”, preket nga Covid aktori i talentuar shqiptar, shtrohet në spital (Foto)

 

Julian Gjaci prej disa vitesh jeton në Amerikë me familjen e tij ndërsa së fundmi po përballet me sfidën mbase më të vështirë të jetës, atë të mposhtjes së koronavirusit. I riu mirditor i talentuar prej disa ditësh ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Që prej se është trensferuar në SHBA, ai është angazhuar në fushën e aktrimit duke luajtur disa role në dramë dhe komedi.

 

I riu jeton në Nju Jork, por pavarësisht se po lufton me virusin, ai nuk harron të përcjëllë një mesazh për të rinjtë shqiptar që të mos e nenvlerësojnë koronavirusin dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve shëndetësore. Ka qenë gazetari Gjergj Marku ai që ka bërë dhe postimin për rastin ku shkruan mes të tjerave, se e gjithë Mirdita lutet që Juliani të shërohet.

 

“JULI, te kemi lis mali, do ia dalesh sa me shpejt!….(Jul Gjaci, nje i ri i talentuar mirditas ne Token Amerikane, tashme qe po perballet me COVID-19, apelon te rinjte kudo qe jane per kujdes dhe mosneglizhim per asnje moment te ketij “armiku te padukshem e tinzarak”.

 

 

Ne LUTEMI per djalin e mrekullueshem mirditas, me plot e kulture e edukate, nga te rinjte me te talentuar mirditas qe ka prek Ameriken, duke qene i apasionuar pas aktrimit ne teater apo filmi si dhe me angazhime multidisiplinare. Sa me shpejt prane familjes, Jul i dashur. Ne jemi me ty, MIRDITA eshte me ty. Ti ia del, bashkerisht do ia dalm!)”, shkruan Marku në një postim në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *