fbpx

Kancelarja Merkel: “COVID-19, sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”. Me disiplinë maksimale do të kthehemi në normalitet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se kontrolli i virusit ishte një sfidë e madhe për kohëzionin e Evropës.

“COVID-19 është sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e popullit tonë,” i tha ajo Bundestag.

 

Më vonë të enjten ajo do të bashkohet me liderët e tjerë të BE-së në një video-konferencë për krizën, shkruan BBC.

 

Ajo tha se duke vazhduar “me disiplinën maksimale, ne mund të kthehemi të jetojmë normalitetin më shpejt”. Ajo paralajmëroi se një disiplinë e tillë ishte e nevojshme për të shmangur kufizimet.

 

“Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që është arritur tashmë,” tha Merkel, duke vlerësuar efikasitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor të Gjermanisë dhe ndihmën e forcave të armatosura në përpjekjen kombëtare.

 

“Pyetja se si mund ta parandalojmë virusin të mbingarkojë sistemin tonë shëndetësor dhe më pas të na kushtojë jetën e njerëzve të panumërt, kjo pyetje do të jetë për një kohë të gjatë pyetja kryesore për politikën në Gjermani dhe Evropë”, tha Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *