fbpx

“Kosovarët nuk iu trembën luftës, u përzunë nga tokat e tyre”, Klosi: Rusëve nuk iu leverdis që sulmi të zgjasë, rezistenca Ukrainës e paparashikuar

Fatos Klosi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ u shpreh se sulmi i Rusisë dhe Ukrainës , ka qenë një plan i përgatitur shumë herët.

Gjatë bisedës në studio, ndërsa kujtoi luftën e zhvilluar në Kosovë nga Millosheviç, Klosi tha se situata nuk mund të krahasohet me Ukrainën, pasi qytetarët në Kosovë nuk iu trembën luftës, por u përzunë nga tokat e tyre nga regjimi i Millosheviçit.

 

Ndërkohë i ndalur të inteligjenca ruse dhe sulmet në Ukrainë, ai tha se rusëve nuk iu leverdis që lufta të zgjasë më shumë, pasi u bënë tetë dite dhe duket se nuk kanë përparuar shumë.

 

Pjesë nga biseda:

 

“Kosovarët u përzunë nga Millosheviçi, një popull që po përziheshin nga tokat e tyre. Nuk iu tremben luftës.. Ishte një luftë në disa pjesë më të rëndësishme nga pikëpamja e mbrojtjes. Ndërsa sot në Ukrainë nuk është njësoj kushtet nuk janë të njëjtat me Kosovës e asaj kohe. Diferenca është shumë e madhe,. Sigurisht ikja është për t’i shpëtuar luftës dhe është një ikje që e kanë vendosur këta. këta janë 2% e Ukrainës. Këtu erdhën gjysma e Kosovës, ata po përziheshin nga shtëpitë e tyre. Ikja nga Ukraina është shumë e organizuar. Ndërsa nga Kosova po iknin me besimin se nuk do të ktheheshin më. Si fenomene janë të ngjashme…Por ikja masive ishte në Kosovë, ndërsa në Ukrainë po bëhet nga mediat. E Kosovës ka qenë shumë e rëndë.”, tha ai.

 

Inteligjenca ruse dhe plani pushtues ?

 

Klosi: Planifikimi i sulmet ishte bërë me kohë, këtë e thanë amerikanët. Fillimisht amerikanëve iu tha se po krijojnë panik, por lufta filloi vërtet siç ato e thanë. Jam i sigurt që rusët e kanë planifikuar shumë më parë. Sulmi më i ashpër i Kievit ka nisur nga Bjellorusia dhe nga kjo pikëpamje amerikanët kanë qenë shumë herët në dijeni.

 

Inteligjencat e kanë kriter numër 1 të punës së tyre që është secrete. Problemet e inteligjencës nuk i prekim dot. Jam i sigurt që ruset planet i kanë filluar shumë herët dhe nuk e prisnin rezistencën e Ukrainës. Rusëve nuk iu leverdis që lufta të zgjasë shumë.

 

Ndoshta informacionet nuk i kanë pasur të sakta, dhe ka kaq ditë që flitet për një kolonë 64 km e gjatë. Por kjo është një objekt shumë i lartë sulmi është objektiv i lehtë nga aviacioni dhe më duket çudi që nuk e kanë menduar këtë gjë. Po ashtu e papërgatitur ishte e gjithë bota sepse nuk donin ta besonin. Bota e quante çmenduri këtë sulm…Është një komb 44 mln, nuk është një kombi  vogël që mund të pushtosh për tri ditë. U bënë 8 ditë dhe nuk duket se kanë përparuar shumë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *