fbpx

Kriza në Ukrainë, Meta përgëzon nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar: Të angazhuar për mbledhjen e fondeve për popullin ukrainas

Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar nismën e ndërmarrë nga Kryqi i Kuq Shqiptar për mbledhjen e fondeve për të mbështetur popullin ukrainas në këto ditë kritike.

Në një postim në facebook, ai i bën thirrje shoqërisë civile që tu bashkohen këtyre nismave humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!

 

Postimi i Metës:

 

Situata në Ukrainë është në një moment tepër kritik.

 

Veçanërisht kritike paraqitet situata humanitare edhe për shkak të largimeve masive të qytetarëve nga zonat që po përballen me luftime tepër të ashpra.

 

Mirëprita angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, organizatës humanitare më të madhe në Shqipëri dhe që ka në misionin e veprimtarinë e saj ndihmën e personave në nevojë në konflikte të armatosura e situata të tjera kritike, për të nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit të Ukrainës.

 

U bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!

 

NDAL LUFTËS NË UKRAINË!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *