fbpx

KUR FLET DREJTESIA, POLITIKA DHE PUSHTETI EKZEKUTIV HESHTIN/Nga Baftjar Rusi, Konstitucionalist

Te nderuar miq dhe dashamires,

Mora shkas te shkruaj nga Vendimi i Gjykates Kushtetuese te Kosoves dje,qe pezulloi proceduren e Dekretimit te Keyeministrit te Kosoves kandiduar nga L.D.K-j,(z.Avdulla Hoti),dhe procedures se mbledhjes kuvendit dhe  dhenies se votbesimit te kesaj qeverie planifikuar sot ne seanc plenare te jashtzakonshme.

Duke qene te interesuar per gjysmen tjeter te trojeve dhe races se arberit(kosoven dhe vellezerit tane kosovar ),fill pasi prekim plagen e politikes dhe shoqerise tone,mendja dhe dora shtrihet ne Kosove,te pjesa tjeter e trupit dhe shpirtit te shqiptarizmes,me pas veshtrimi dhe pikasja shkon te pjesa e trojeve dhe races tone te shqipes,te Maqedonia e Veriut,dhe se fundmi ne Mal te Zi,ku faktori shqiptar  nuk leviz balancen politike….

Situata e pandemis nga COVID 19,qe me shume paniku dhe rreziku i saj,nuk shkon me tej se gripi i zakonshem(perben teme tjeter diskutimi),qe eshte  manipulimi me katastrofik e global i shoqerise se sotme njerzore,nga politika dhe perfitimi,apo interesi i oligarkise multibilionshe te planetit tone,pra pandemia dhe mbyllja ne “arrest shtepie “,na beri me ekzigjent dhe vigjilent,si per politiken brenda  vendit tone,dhe per ato te viseve shqiptare te copetuara nga historia e fatkeqesia jone si komb dhe si race……

Keshtu jeni ne dijeni te zgjedhjeve te fundit parlamentare ne Kosove,mbajtur me dt.06.10.2019,ku parti e pare ne rezultate doli “Vetvendosja” e kryesuar nga z.Albin Kurti(26.2%)e pasuar nga LDK-ja me kryetar Isa Mustafa(24.4%)…..

Sipas Kushterutes Kosoves,ashtu si edhe e jona, njeherazi edhe Kodit Zgjjedhor te Kosoves,partia qe merre me shume  vota,qofte dhe nje  vote me shume shpallet fituese dhe eshte pergjegjese per te ndertuar,kryesuar dhe udhehequr qeveriine,ose pushtetin ekzekutiv,(marre dhe transplantuar kjo klishe e se  drejtes dhe administrimit zgjedhor nga sistemi anglo-sakson) qe quhet ne gjuhen juridike qeverisje,verdikt i cili per nga rezultati zgjedhor i takoj Vetvendosjes se kryesuar nga A.Kurti…….

Keshtu u deshen disa muaj qe dy kreret e udheheqesise te dy partive te medhaja….Kurti dhe Mustafa,te bien dakord per postet ministrore dhe ndarjen e karrikeve,dhe me shume veshtirsi Albin Kurti duke leshuar ne negociata…..ndertoi qeverine e re ,duke qene vete ne krye te saj….

Pa bere akoma dy muaj qeverisje,ne kulmin e situates se epidemis se COVID 19,si ne Kosove,Shqiperi e gjithe  boten…..per nje shkelje apo gabim te Ministrit te Brendshen te Kosoves(pjese e LDK-se),Kryeministri Kurti shkarkon dhe largon nga detyra kete minister(pa i hyre faktit, beri mire apo keq kryeministri),pasi sipas kushtetutes dhe ligjit ….kryeministri drejton,organizon dhe menaxhon pushtetin ekzekutiv,emeron dhe shkarkon aneteret e kabinetit…. dhe mban pergjegjsi para te qeverisurve(zgjedhesve) per kete administrim te pushtetit deri ne zgjedhjet e ardhshme……

Pas ketij largimi te ministrit nga kabineti i tij,menjeher LDK prish marreveshjen me VV e Kurtit….pa i bere pershtypje,se vendi ishte zhytur ne kushtet e fatkeqesise natyrore per shkak te corona virus,ku tere bota me akt normativ  kishte shpalle gjendjen e jashtzakonshme(gjendje e cila vjen nje shkalle me poshte se gjendja e luftes),dhe ne situata te tilla,devijohet rrjedha e zakoshme e legjislacionit te brendshem(duke dhene te drejte te nxjerre akte normative per administrimin dhe kapercimin e kesaj gjendje ekzekutivit) ,pasi  gjithe vemendja e qeverise dhe qeverisve, kthehet dhe investohet tek menaxhimi dhe  miradministrimi i  kesaj situate,madje edhe pushtuesi i huaj,qe ka marre teritore dhe qe ka vendos pushtetin nen forcen e armeve,ne raste te fatkeqesise natyrore e ul pushken ne “preher” si i thone,dhe merret me administrimin e minimizimin  e fatkeqesise natyrore…..

Ndryshe ndodhi ne Kosove(dardanin tone te moçme),ne kete gjendje te jashtzakonshme…..Mustafa dhe partia e drejtuar prej tij, prish koalicionin qeverises,kur me e pakta,ai duhet te propozonte kandidatin tjeter te partise tij per postin ministror,ne ditet e panikut global dhe trishtues  te pandemis,kur gjithe bota u struk dhe t’kurr,sejcili per hesap te vete,sa lan menjane edhe aleatet historik,si per shembull braktisja e italise nga gjermania etj……

Fill pas terheqjes nga koalicioni,Mustafa etj….pa lene jasht vemendjes  z.A.Thaçi(ish kryetar i PDK-se,sot President i Kosoves) etj….duke administruar mire numrat e  votave te deputeve “kusar” dhe dallaverexhinj,jasht vullnetit te Kryetares se Parlamentit zonjes se nderuar Vjosa Osmani(kandiduar ne kete post nga LDK,madje mos gabohem dhe nenkryetare e LDK-se dhe planifikuar ne situaten e gares zgjedhore si kandidate per K/Ministre e Kosoves,po qe se do fitonte LDK-ja  ).

Kjo zonje e nderuar,doli kunder vullnetit dhe qendrimit te partise saj(LDK),per rrezimin e qeverise Kurti,qe i dha  sh.vlere vetes dhe formesimit te saj si politikane  vizionare dhe se ardhmes,por tashme parlamenti i Mustafes,Thaçit dhe kulisave ….nenshkroi aktin juridik te  rrezimit te Qeverise Kurti,dhe dyshja Mustafa-Thaçi,bij te partive simotra(…LDK….PDK),me kete rast,pervetsuan dhe verdiktin e sovranit,duke bere negociata me partit e vogla,arriten te mandatojne qeverin,tashme nen kryesim te LDK-se dhe nen bekimin e Z.Thaçi si President,duke grabit vendimin e popullit,kur kjo iniciative e qeverisjes i takonte atij subjekti politik(Vetvendosjes),qe sovrani ja kishte dhene besimin nepermjet votes te 6 Terorit per ta udhehequr ne kater vite,ose perndryshe shkohet ne zgjedhje jasht rradhe(parakohshme),duke ju drejtuar sovranit per zgjedhje dhe  votbesim…..

Shmang’ja nga negociatat per te ndertuar qeverine nga partia fituese e zgjedhjeve(VV),marrja e kesaj nisme nga LDK…..Dekretimi i kandidatit te saj per kryeminister,dekret qe bie ndesh me Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor te Kosoves …..dhe deri tek thirrja per mbledjen e  Kuvendit ne seanc te jashtzakonshme,per ti hape rruge votbesimit dhe dhenies se mandatit per krijimin e kabinetit ministror z.A.Hoti te LDK-se,perben nje procedur antikushtetuese,ose me mire ne thene nje atentat kunder Rendit Juridik dhe shtetit te se drejtes,kaq shume te vonuar dhe enderruar per ne shqitaret…..

Kjo e detyroi partine fituese te zgjedhjeve parlamentare (VV),te kryesuar nga z.A.Kurti(kryeministri ne detyr sot),ti drejtohet dhe vere ne levizje Gjykaten Kushtetuese,duke kerkuar deklarimin antikushtetues te Dekretit te  Presidenti Thaçi,ku dekreton per Kryeminister te Kosoves z.A.Hoti…….

Njeherazi,ne emergjence te objektit te kesaj kerkese, ishte dhe  marrja e mases se pezullimit te Dekretit te Presidentit qe emeron z.Hoti si K/Minister te Kosoves,si mase e menjehershme,emergjente dhe domosdoshme,per shkak se sjell pasoja te medha dhe te pariparueshme,ne se nuk merrej,sidomos ne destabilizimin dhe anarshine e popullit dhe politikes kosoves,destabilizim aq shume te interesuar nga boshti Beograd-Moske….

Ne bindjen time,Gjykata Kushtetuese e Kosoves mori nje vendim sa te drejte,adekuat,po aq dhe historik dhe largpames,qe i preu udhen te keqes,tiranise,revanshizmit dhe destabilitetit total te kosoves,pasi ne te kundert,sot Prishtina do kishte ne rruge dhe protesta masive te paralajmeruara  aktivistet e levizjes VV-sja….duke e nxjerre situaten jashte kontrollit ne kete gjendje te fatkeqesise natyrore,dhe ku armiqt historik dhe  te perbetuar te Kosoves,do kishin investuar miliarda dollare qe fenomeni te ndodhte ….

Gjyqtaret konstitucional te popullit tone vella….treguan nje pjekuri dhe prefeksionim te kalibruar,ne formimin e se drejtes kushtetuese,dhe dhane nje shembull te shkelqyer politikes se vendit tyre,nga njera ane,por edhe nje leksion bashkohor klases politike shqiptare,madje dhe drejtesise tone,si te gjykatave te nivelit juridiksional(shkalle e pare dhe apel),po ashtu dhe Gj.Larte qe ka nise veprimtarine me emerimin e treshes pare ne Mars,dhe Gjykates tone kushtetuese qe akoma nuk ka kuarumin  vendim marres……

Gjyk.Kusht.e Kos.hapi nje ulli te re ne jurisprudencen kushtetuese,e cila do te shkruhet ne doktrinen e se drejtes kushtetuese  me germa te arta,aq me teper kur politikanet kosovar,lidershipet apo shtetar te saj,apo me gjere,deri te politikberja jone ne Tirane,shpesh jane  hedhur ne  tavolina politiko-dipllomatike,bi dhe multirerale,apo konsum mediatik apo me gjere,teza e regjimit te kufijve,shkembin teritoresh etj….per Kosoven dhe trojet shqiptare……

Çfare nuk na kane ndigjuar veshet,dhe çfare nuk po na shohin syte,por famekeqja histori eshte e trishte per ne shqiptaret,pasi koha dhe retrospektiva e vijes sjellese te historise tone te frikshme  ka treguar,se aq sa na kane coptuar dhe zabtuar te huajt ne luftra dhe  ngushtesim trojesh,po aq dhe kemi  tradhtuar dhe leshuar teritore,duke konsumuar udheheqsia jone politike dhe shtetrore,per interesa miskine dhe  te ngushta vetjake,apo nje grushti vampiresh te babzitur,qe kane qene,apo jane kurundrisur ne poltrone,duke konsumuar aktin me te larte te tradhtise se kombit dhe shtetit te vete,qe eshte leshimi i teritoreve dhe hapsires shtetrore kombtare(perbere nga tre dimensione toke,ajer-det) …..

Po sjell  vetem shembullin e “Shen Naunit”,ate vend mahnites dhe piktoreks,aty ku drini i zi rrjedh nga Prespa dhe mbush papushim,qe ka krijuar  Liqenin e Pogradecit dhe te Ohrit…. pa permend emra se te gjithe e dine kush e beri,dhe perse e beri…..

Ve theksin,se vendimi kushtetues brilant i Gj.K.Ks,jep nje mesazh popullit te kosoves dhe klases politike,duke u bere mbrojtes dhe garantues,jo vetem i dinjitetit dhe garancive politike,por edhe i ekuilibreve dhe sovranitetit kombetare dhe shtetror, ben vlersimin dhe garantimin e  votes se sovranit,dhe  rregullatorin dhe balancen midis rrespektimit dhe ekuilibrave te pushteteve,para rolit dhe rrespektit ngadhnjimtar te ligjit konstitucional,qe eshte Kushtetuta e Kosoves,ligji themeltar dhe i shenjte,ku shkelsit duhet te thyejne koken,kushdo qofshin,nga lidera,shtetare,nepunes publike dhe deri tek qytetari i thjeshte….

Te ben pershtypje fakti se,si negociatori i shkeljes se kushtetutes,duke rrembyer pushtetin e popullit,pa patur te drejten e qeverisjes,dale nga zgjedhjet e 6 Tetorit 2019,z.I.Mustafa,po ashtu dhe autori dhe nenshkruesi i Dekretit te antikushtetues te ketij pushteti, Presidenti z.A.Thaçi,pranuan me koke ulur dhe pa koment,verdiktin e Gj.Kushtetuese,edhe perse veza e thyer  u mbeti ne dore….

Mbi te gjitha, kjo tregon emancipim politik te ketyre subjekteve,dhe eshte vlere e madhe ne formimin dhe rrespektimin qoft dhe formal te rendit juridik,pasi dihet botrisht dhe historikisht,qe vendimet e gjykatave ne teresi,jo me te nje gjykate supreme si kushtetuesja,qe ka per mision dhe detyr,te bej intepretimin perfundimtare,te  pajtushmerise se ligjit dhe politikes me kashtetuten,dhe keto vendime jane te detyrueshme per zbatim,dhe nuk vihen ne duskutim,as nga politika,shteti,administrata publike dhe  institucionet e saj….

Nje postulat i se drejtes romake thote :

” Res-judicata pro veritate habetur” e thene ne shqip-vendimi i gjyqit eshte i vertet…..qe e ben vendimin gjyqesor te formes prere kategorik,absolut dhe te padiskutueshem per zbatim,qe ka forcen dhe efektet e ligjit….

Ndaj vendimet gjyqesore ne gjithe boten,shpallen apo jepen ne emer te popullit,apo shtetit,madje per kortezi,edhe rendet dhe regjimet me totalitare te njerzimit,qe nga sulltanet ,princa apo mbreter,dhe ato qe shtetin dhe ligjin e perqendroni  ne nje dore,rrespektonin  vendimet gjyqesore…..

Para 200  vjeteve,ne Dhomen e Lordve te Britanise,ne nje çeshtje shume te bujshme te nje personazhi te madhe te botes se krimit,ne çeshrjen e “Tomsenit”…..ngrihet si problem i madhe lirimi i tij nga Gjykata e Larte…..Lord kancelari qe drejtonte parlamentin anglez, deklaron qendrimin e tij te prere,qe shndrrohet ne epitaf :

“Sentenca(vendimi) i gjyqit nuk mund te bisedohet ne parlament,dhe gjykatesit  nuk mund ti akuzojme per shkelje te ligjit,pse veten ato mund te thone ç’eshte ligji”

Po te ne, çfare ndodh,si eshte drejtesia shqiptare,e preka me lart,duke thene se vendimi Gj.K.Ks eshte leksion dhe per sistemin tone te drejtesise,dhe per klasen tone politike,sepse,tek ne, sistemi ka çaluar ndjeshem para reformes radikale te vetingut,por me fillimin e zbatimit te  reformes,pritshmeria  doli nen rezus,pasi po ngelen ne sistem ca qe kurre nuk kane dite te japin drejtesi,dhe kane ik nje pjese,qe vertet benin,apo jepnin drejtesi ne kufij te mjaftushmerise….

Ne avokatet si subjekte te drejtesise, ne institutin e mbrotjes,shohim dhe konstatojme  me dhimbje kete katandisje te sistemit te se drejtes,i pafajshmi fukara ne burg,zengini kriminel jashte,pronari legjitim dhe autektik i çveshur nga e drejta dhe prona e vete me vendim gjykate,i paudhi dhe delengjiu qe ka hedhe parane,gezon dhe disponon pronen,i korruptuari politikan grabitçar jashte,dhe majmur si shushunja  me leket e taksapaguesve dhe popullit me te varfer ne europe,dhe ky soj politikani thote kapni gjyqtaret dhe prokuroret se jane te korruptuar dhe per burge…..

Ne shtrojme dhe mbrojme çeshtjen ne gjykat,dhe kerkojme drejtesi per klientin,ne emer te ligjit,fakteve dhe provave,gjyqtari thote ….ose kame frike nga politika nga njera ane me dhene drejtesi,ose ta peshon kandarin ne te rende per nga xhixhat,dhe te lene pa fjale….

Shkojme me tej,ne jemi ne paralize dhe emergjence kombtare,pasi beme rreth tre vjet pa Gjykat Kusht.dhe Gj.te Larte….

Si do ta pritnim vendimin e ketij lloji politikanet e klases tone……..njeri hurin ne dore,tjetri gurin duke gjuajte nga institucioni i pavarur dhe kushtetues…..

O zot i madhe dhe i vertet,qe te gjirhe betohemi dhe sterbetohemi ne emerin tend,kur do te vij ajo dite per ne,qe drejtesia te beje dhe jape drejtesi me ligj,procedur rigoroze,mbi baze prove dhe faktesh,ligjin ta lexojne dhe intepretojne njelloj per te gjithe ,pra drejtesia te permbush misionin  e saj fisnik dhe dinjitoz,politikaneve tu heqesh babezitjen,etjen dhe pangopesine per para dhe pushtet,qe politika,dinjiteti i njeriut,drejtesia sociale dhe shoqerore  ti kthehen kesaj race kaq te bukur,vitale dhe te mençur,qe te mos vuaj si deri me sot……

O perendi na fut ne rruge te drejte dhe me drite,qe politikani i ndershen,i ditur dhe i drejte te marre pergjegjsi dhe pushtet,te rrespektoj popullin e vete,te njohe dhe zbatoj verdiktin e gjykates, qe drejtesia te jete e pavarur,konsekuente dhe misionare e vertet,per te bere dhe dhene drejtesi…..

Qofte e afert ajo dite,qe politikani te bej polike te drejte dhe ndershme,te marre pergjegjsi dhe te  jape llogari para sovranit,qe zgjedhjet te jene te lira,te barabarta dhe te ndershme,pa shitblerje dhe korrupsion elektoral,qe i vobekti te kete teren dhe mbrotje  sociale nga shteti etj ….mund te numerojme pa fund,dhe kjo do te  ndodhe vetem atehere kur do te kemi nje sistem te pranueshem te drejtesise,duke hequr te kalburit dhe te majmurit nga sistemi,dhe duke ulur ne poltron modelin e njeriut te ri te drejtesise,profesionist,me vlera morale dhe qytetare,progresiv dhe dinjitoz,qe per bibel dhe kuran ka kushtetuten dhe lgjin, dhe drejtesine sociale e humane si karakter dhe leitmotiv te tyre…….

Kjo do te ndodhe atehere,dhe vetem atehere,kur drejtesia do flase nepermjet verdiktit te saj,dhe politika dhe pushteti  ekzekutiv do ulin koken,nen rrespekt dhe zbatim te sentences gjyqesore………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *