fbpx

Lajthiza, më shumë se 4000 shishe ujë të shpërndara falas për krizën e Kakavijës!

Uji është jeta. Pa ujë nuk jetohet. Këto janë dy shprehjet tipike që i dëgjojmë më së shumti jo vetëm nga moshat e treat, po nga të gjithë ne. Këto shprehje kanë gjetur vend dhe në rastin e krizës humanitare të ndodhur ditët e fundit në Kakavijë. Kriza humanitare në radhët e gjata në Kakavijë kaloi moment dhe një stad të vështirë të ndodhur deri tani. Ishin mijëra njerëz të cilët kërkuan ujë pas 72 orësh dehidratimi në temperature të larta. Dhe zerit të tyre iu përgjigj në heshtje por me shumë dashamiresi  vetëm uji “Lajthiza”. Pamjet duke shpërndarë ujë janë parë nga të gjithë ne. Çdo makinë e ndaluar ka konsumuar bidonat e ujit vetëm nga Lajthiza. Lajthiza ishte uji që mbajti në jetë të gjithë bashkëvuajtësit e krizës humanitare të krijuar në Kakavijë. “Të paktën na sollën ujë. Unë e falënderoj me zemër firmen e ujit Lajthiza, që ka sjell koli uji panumër për ne. Jam me fëmij të vegjël dhe nuk kemi pas mundësi të blejmë ujë. Edhe ajo mundësi që u krijua ishte me çmime marramendëse. Njeriu në ditë të tilla i nxjerr vlerat e tij. Dhe ne e falënderojmë pa mase pronarin e ujit Lajthiza”, tregon ArbenShabani, njëri prej shtetasve shqiptarë që bashkë me familjen qëndroj më shumë se 72 orë në Kakavijë. Shumica e personave të cilët ishin të detyruar të prisnin në kufi ishin falënderues kundrejt këtij gjesti human që bëri uji Lajthiza.  Sipas përfaqësuesve të prefekturës së  Gjirokastrës uji Lajthiza ka ardhur menjëherë në ndihmë për të zhbllokuar situatën e krijuar dhe për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që duhet të shkelnin tokën Helene. “Janë shpërndarë më shumë se 4000 shishe ujë dhe koli bidonash të madhësive të tjera. Kemi parë një sensibilizim të madh nga kjo firmë, e cila ju gjend afër çdo familjeje që ishte në nevojë. Falënderojmë për bashkëpunimin dhe i urojmë suksese të mëtejshme në biznesin e tij”, kështu janë shprehur përfaqësuesit e prefekturës së Gjirokastrës për përfaqësuesit e ujit të mrekullueshëm “Lajthiza”. Është për tu cilësuar se uji Lajthiza jo vetëm që është e cilësisë më të mirë në treg, por ka një qasje shumë pozitive me të gjithë vendin. Uji Lajthiza ka një shtrirje jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Cilësia e ujit, por dhe e amballazhimit është e standarteve evropiane. Uji Lajthiza është i vetmi ujë burimi që përdor teknologjinë e fundit për të qenë sa më afër kërkesave të konsumatorit duke krijuar standartin më të lartë në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *