fbpx

Lutfi Haziri merr vendim për pako emergjente në Gjiilan

Kryetari Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka publikuar vendimin e tij për pakon emergjente të Gjilanit në mbështetje ndaj familjeve dhe bizneseve.

Haziri ka bërë të ditur se në këtë pako pëfshihet lirimi i bizneseve nga qiraja, po ashtu edhe i familjeve që banojnë në objektë në pronësi të Komunës.

“Në këtë kohë të rëndë të pandemisë #Covid19 që po e kalojmë, kam marrë vendim për këto pako emergjente të Gjilanit në mbështetje ndaj familjeve e bizneseve: lirimi i bizneseve nga qiraja për gjashtë muaj rresht për pjesën që nuk mbulohet nga Qeveria, kafeteritë (vlen për të gjitha) që paguajnë taksë për shfrytëzimin e hapësirës publike (si terasa), do të lirohen nga pagesa vetëm për vitin 2020, lirimi nga qiraja për gjashtë muaj rresht vetëm familjeve që banojnë në objekte në pronësi të Komunës”, shkruan Haziri.

Po ashtu, Komuna e Gjilanit ka paraparë edhe ndihmë për familjet në nevojë, subvencione për fermerët dhe sigurim i testeve për COVID-19.

“Sigurimi i 400 pakove që përfshinë mjete higjienike të dedikuara për familjet në nevojë me asistencë sociale. Ofrimi i tezgave pa pagesë për shitjen e prodhimeve bujqësore në disa tregje mobile. Subvencionimi i mbi 400 fermerëve më farë misri. Sigurimi i testeve për Covid 19”, shkruan Haziri.

Ai ka bërë thirrje po ashtu që qytetarët të rrinë në shtëpi, të mos e rrezikojnë veten e familjen dhe për ndonjë shqetësim të thërrasin numrat në dispozicion.

“E ti, mos e rreziko vetën, fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tënd. Për ҫdo shqetësim eventual, thirr në numrat emergjentë: 112, 192, 193 dhe 194. #rriNshpi”, shkruan Haziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *