fbpx

Marrëdhënia Kosovë-Serbi, Çejku: Telegramet e Biden synojnë bashkëpunimin mes dy vendeve

Diplomati Arben Çejku në një intervistë për Ora News ka folur më shumë në lidhje me mbarëvajtjen e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Çejkku ka thënë se qëndrimi i presidentit të SHBA, Joe Biden nuk duhet të shihet si i njëanshëm, por duhet të synohet bashkëpunimi midis dy vendeve.

Çejku: Nuk shoh iluzione në mesazhin e presidentit Biden se ai po mban anën e një pale. Duhet të kemi në kujtesë edhe telegramin e urimit që i bëri Serbisë pak ditë më parë, me rastin e pavarësisë së Serbisë. Të dyja telegramet në njëfarë mënyre, synojnë të konvergojnë në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, por i mbetet dialogut ajo çfarë do të sjellë si produkt real për këto marrëdhënie. Ne do të shikojmë se si do të jenë hapat e mëtejshme. Në politikën e jashtme të qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga Kurti dhe në çfarëdolloj momenti deri kur Kosova ta plotësojë sovranitetin e saj, mbetet dialogu. Është kryefjala e marrëdhënieve të jashtme të Kosovës dhe në këtë sens, kësaj sfide nuk i shmanget dot askush, pavarësisht tendencave dhe përpjekjeve për hapjen e temave të reja. Mendoj se tema e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është e pashmangshme dhe mendoj se investimi për këtë duhet të jetë serioz.

Do të ritheksoja edhe njëherë rëndësinë e marrëveshjes së shtatorit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë mes Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiç dhe Trump, që solli njohjen e Kosovës nga Izraeli, e ka brenda saj disa elementë që janë shumë të rëndësishëm për të çuar përpara marrëdhënien dypalëshe. Çdo marrëveshje dhe kontratë e nënshkruar ka një peshë dhe merret si pikë nisje, konsiderohet si një mundësi për të vazhduar përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *