fbpx

Marrëveshje PS-LSI në zgjedhjet e ardhshme? Flet Kryemadhi: Rama kthehet gjithmonë me mesazhe të tilla për të bërë ndonjë puç politik

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mohuar zërat për një marrëveshje me Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

 

Në një lidhje me Skype në emisionin “Fokus”, Kryemadhi i konsideroi “intriga të Ramës”, ndërsa tha se ky i fundit “kthehet gjithmonë me mesazhe të tilla për të bërë ndonjë puç politik”, duke iu referuar Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

 

 

“Edhe dje kur ishim në tryezën me partitë opozitare ishim të gjithë, ‘ore çfarë është ky Këshill Politik që do të mblidhet nesër’ dhe ndërkohë nuk kishte asnjë lloj informacioni. Pra ishte një mashtrim ku po luanin me Këshillin Politik në mënyrë të tillë për të ecur me planet e tyre dhe për të zvarritur. Të jeni të bindur që Partia Socialiste gjithmonë ka luajtur me mesazhe të tilla ose me intriga të tilla dhe ajo që më bën përshtypje është që shumë ndërkombëtarë, ambasadorë, ndihen peng i thashethemeve apo edhe manipulimeve të informacioneve“, tha mes te tjerash Kryemadhi.

 

Pjesë nga intervsita:

 

-Pra përjashtoni çdolloj thashethemi që diskutohet qoftë në tryeza mediatike apo edhe në tryeza të ndryshme për një marrëveshje me PS, me Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme?

 

Kryemadhi: Mos harroni që z. Rama apo thashethemaxhinjtë, laboratori i tij i propagandës kthehen me mesazhe të tilla gjithmonë për të bërë ndonjë skemë apo puç politik. Ju besoj që dëgjoni që filloi të lavdërojë zotin Meta dhe jo më larg se pardje ju vetë e dëgjuat ambasadorin e BE, z. Soreca kur tha që do të mblidhet Këshilli Politik, kur ndërkohë ky nuk është mbledhur që në shkurt dhe nuk ka pasur në plan për t’u mbledhur  për shkak se prisnim reagimin nga Partia Socialiste. Opozita, zoti Vasili dhe zoti Bylykbashi bashkë me gjithë pjesën e opozitës kishte paraqitur 5 drafte për sa i përket reformës zgjedhore dhe prisnim të kishim një përgjigje se kë nga këto 5 drafte do pranonin ose të thonin një përgjigje zyrtare se cila nga këto 5 drafte pranonin ose të thonin një përgjigje zyrtare që në nuk jemi dakort me asnjë nga draftet tuaja. Dhe ndërkohë që ne të gjithë u çuditëm kur dje a pardje dëgjuam z. Soreka që tha do të mblidhet nesër këshilli politik ku të gjithë pyetën zotin Vasili, zotin Bylykbashi. Edhe dje kur ishim në tryezën me partitë opozitare ishim të gjithë, ‘ore çfarë është ky Këshill Politik që do të mblidhet nesër’ dhe ndërkohë nuk kishte asnjë lloj informacioni. Pra ishte një mashtrim ku po luanin me Këshillin Politik në mënyrë të tillë për të ecur me planet e tyre dhe për të zvarritur. Të jeni të bindur që Partia Socialiste gjithmonë ka luajtur me mesazhe të tilla ose me intriga të tilla dhe ajo që më bën përshtypje është që shumë ndërkombëtarë, ambasadorë, ndihen peng i thashethemeve apo edhe manipulimeve të informacioneve. Duhet të detyroheshim ne që të reagonim duke filluar që nga unë e para dje menjëherë pas takimit me opozitën, ku bëmë të qartë që nuk ka asnjë mbledhje të Këshillit Politik, biles po presim që Partia Socialiste të na kthejë një përgjigje menjëherë a është dakort apo jo me 5 draftet që i ka nisur opozita. Dhe ishte pikërisht zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që i dërguan një letër zoti Gjiknuri për të mbledhur sa më shpejt këshillin politik. Zoti Gjiknuri ka thënë që ne nuk donim që të mblidhnim Këshillin Politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *