fbpx

Masakra në Velipojë/ Bumçi: Lidhjet e Ramës me krimin prodhojnë ngjarjet tronditëse

Ish-ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për masakrën e Velipojës me katër të vrarë dhe ngjarjet e tjera kriminale në vend.

Bumçi theksoi se lidhjet e Ramës me krimin prodhojnë këto ngjarje tronditëse.

“Krimet kanë sjellë rënie të të ardhurave në turizëm. Simbioza e Ramës me krimin ka sjellë kriminalizimin e një pjese të mirë të policisë. Kanabizimi ka rritje në këtë vit zgjedhor, për shkak se me ata para blihen votat. Këtu kemi fenomen të kontrolluar politikisht. Kemi një polici që është bërë njësh me krimin, me kanabizimin dhe drogërat e forta. Kjo tregon se policët marrin urdhër, për të mbyllur syrin.

Milionat e parave të drogës shkojnë për partinë në pushtet. E dyta, ngjarja në Elbasan nxorri në pah se nuk ka ndarje mes krimit, politikës dhe policisë. Rama iu tha policëve se hiqni kapelet dhe mblidhni vota për PS-në, ku tjetër ndodh kjo. Këto ngjarje ndodhin, sepse policia nuk ka më autoritet. Nëse ke kriminelë që blejnë vota, kush është ai polic që ndalon këta bandit”, deklaroi Bumçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *