fbpx

Mbi pesë mijë persona kanë nënshkruar peticionin për rihapjen e xhamive në Kosovë

Nga dita e premte Liridon Kurti bashkë me dy shokë kanë organizuar një peticion online në platformën “Change” për hapjen e xhamive pas zbutjes së masave tjera.

Kurti në RTV Dukagjini thotë se vendimi për të filluar peticionin erdhi të premten kur Myftiu Tërnava dhe ministri Shëndetësisë Vitia njoftuan se xhamitë nuk do të hapen.

Iniciatori i peticionit thotë se përderisa po hapen tregjet apo parukeritë mund të menaxhohet edhe hapja e xhamive.

“Peticionin deri më sot e kanë nënshkruar rreth 5,100 persona nga të gjitha kategoritë. Ne nuk kemi kërkuar që vetëm besimtarët myslimanë të kërkojnë hapjen e xhamive, por të gjithë ata që mendojnë një gjë të tillë”.

Ndryshe mbrëmë në pyetjen e shtruar në “Debat Plus”, “A duhet të rihapen xhamitë?”, mbi 35 mijë persona janë përgjigjur me “PO” ndërsa rreth 3,500 të tjerë kanë votuar kundër rihapjes së xhamive.

Sot rreth orës 16:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë një grup besimtarësh myslimanë kanë organizuar faljen e namazit të Ikindisë duke respektuar distancën sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *