fbpx

Mesimi online dhe mbajtja e provimeve

Nxënesit  janë duke vazhduar me mbajtjen e mesimit online. Në këtë mënyr MASHT-I  po synojë që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimor. Mesimi online paraqet një zgjedhje që instuticionet tona duhet ta kenë parsysh pasi që mësimi i rregullt në klasë është ndaluar për shkak të vetmbrojtjes nga covid19.

Ministria e arsimit, shkencës, teknologjis dhe inovacionit  në bashkpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe organizatën save the children si dhe me perkrahjen teknike nga organizata “open data kosovo” e kanë përgatitur platformën “edukimi në distancë”, e cila po rezulton të jetë mjaft pozitve. Ky vendim ishte marrë pasë ndërprerjes së mësimit në klas shkaku i rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Ministria e arsimit, shkencës, teknologjis dhe inovacionit ka marrë vendim qe në qeshor te mbahet testi i matures, ndersa është duke shqyrtuar mundësin e mbajtjes edhe te provimeve universitare.

Me lehtësimin e masave në kohë pandemie,në fazën e tretë është parashikuar se pas 1qershorit do të mbahen testet shkollore,testi i arritshmëris,provimi i maturës dhe provimet e tjera në arsimin e lartë.

Bëhet e ditur se nëse gjithqka shkon mirë dhe nuk kemi më raste të reja me covid19 atëher do mbahen testet dhe provimet. Ministri i shëndetësis Arben Vitia tha se nese nuk kemi rritje të rasteve me covid19 dhe respektojm udhëzimet me përpikeri udhëzimet shëndetësore dhe qeveritare atëher natyrisht do të ecim përpara, por nëse relaksohemi dhe infektimet fillojnë me shpejtsi, atëher do të detyrohemi të kthehemi përsëri mbrapa.

Mirpo në ministrin e arsimit ende nuk janë vendosur datat e sakta për mbajtjen e testeve dhe provimeve. Hykemete Bajrami Ministre në detyrën e arsimit ka bërë thirrje për të gjithë nxënësit të përgaditen për testin e arritshmëris dhe provimin e maturës. Si dhe perseriti edhe njëhere se gjatë mbajtjes së testit do të respektohen të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemis.

Rineta Mexhuani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *