fbpx

Molliqaj: Kosova po rrezikohet me Albin Kurtin – opozita po pret kur ai do ta rrëzojë veten

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për qeverisjen Kurti, të cilën e ka cilësuar si qeverisje të rrezikshme.

Molliqaj ka thënë se kjo qeveri ka tendencë për zvogëlimin e demokracisë në vend.

Ai ka shtuar se qeveria e ka bllokuar sistemin e investimeve dhe ka uzurpuar shumicën e bordeve në Kosovë.

“Kryeministri bën emisione vetëm në televizionin publik, të cilin tashmë e kontrollon totalisht dhe në një televizion tjetër privat që e mbështet totalisht atë. Kryeministri nuk shkon te gazetarët. E kemi pa raportin e DASH-it ku thuhet se zyrtarët e LVV-së i kanë kërcënuar mediat. Ka një tendencë për një zvogëlim të demokracisë dhe kontroll të saj. E ka blloku sistemin e investime në Kosovë. I ka uzurpuar shumicën e bordeve në Kosovë”, tha Molliqaj.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj gjatë intervistës në “Përballje” në Telegraf

I pari i PSD-së tha se si parti e kanë thënë se tendenca e qeverisë së re ka me qenë kapja e institucioneve me një shpjegim të ri.

“E kemi përsëritur rrezikun që vjen nga kjo mendësi qeverisje. Nëse atëherë ka qenë qasje klienteliste e shkapërderdhur brenda interesave të grupeve të ndryshme brenda subjekteve politike përpara, tani kjo është e kontrolluar nga lart – poshtë”, tha Molliqaj.

“Problemi i opozitës parlamentare është se e para besojnë se krejt çfarë duhet të bëjmë ne të presim kur Albin Kurti do ta rrëzojë veten. Ka një tendencë me shpjegu se Kurti është kundërshtari më i madh i vetvetes.Unë nuk pajtohem me këtë. E dyta, besoj që mungon një vullnet, guxim e gatishmëri për me ndërru Kosovën dhe Albin Kurtin. Unë besoj që ka mospërfaqësim të votuesit opozitar në Kosovë nga partitë opozitare parlamentare”, tha Molliqaj.

Molliqaj shtoi se thirrja e tyre për partitë parlamentare është të rrisin intensitetin e kritikës ndaj Qeverisë Kurti.

“Kosova me Albin Kurtin po rrezikohet në kuptimin e demokracisë. Në secilin proces gjyqësor i ka humbur proceset, e ka shkel Kushtetutën. Vazhdimisht ka skandale Krimet më të mëdha ndaj njerëzve nuk janë bërë nga kriminelët, por nga pushtetet autoritare”, tha Molliqaj.

Molliqaj ka folur edhe për politikën e jashtme të kësaj qeverie, duke thënë se janë duke bërë aventura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *