fbpx

Mustafa: Nuk jemi të interesuar të kemi më shumë se 15 ministri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë pajtuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate që të vazhdojnë Qeverinë me 15 ministri, aq sa i ka edhe tani.

Mustafa bëri të ditur gjatë konferencës për medie se, mund të ndryshoj ndonjëra nga ministritë, të ndahet apo bashkohen, por që sipas tij numri i ministrive do të jetë 15.

“Në parim mundem të ju them se në bisedat që kemi pasur me Aleancën, me Nismën por edhe me minoritetet jemi pajtuar që të mbajmë 15 ministri. E tash brenda këtyre 15 ministrive, mundemi pastaj që edhe me angazhimin e analizën që i bën edhe kandidati jonë për kryeministër, mund të bëjmë edhe ndonjë ndryshim në pikëpamje tjetër se a duhet të jenë këto ministri ashtu siç janë, apo duhet ta kemi një ministri të ekonomisë, të industrisë e të tjerë, me shumë emra e shumë përbërje qysh e kemi tani, apo duhet të ndahet ajo dhe ta bashkojmë ndonjë ministri tjetër”, tha ai.

Mustafa tha se presin që menjëherë të përgatitet Ligji për Qeverinë dhe të kaloj në Kuvendin e Kosovës.

“Aty mbesim të hapur, apo a duhet ta kemi ministrinë e Integrimeve Evropiane si ministri të veçantë, a mund të bë bëhet një zyre pranë Zyrës së Kryeministrit. Por, nuk jemi fare të interesuar që të kemi më shumë ministri që janë 15. Presim që menjëherë përgatitet Ligji për Qeverinë, të kaloj në Kuvend edhe me ligj të rregullohet kjo çështje, natyrisht edhe me përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *