fbpx

Ndalohen 56 persona për mos respektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë në Kosovë

olicia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 56 persona nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, pasi të njëjtit nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Policia vetëm në rajonin e Prishtinës, është marrur me 12 raste të tilla, në të cilat janë përfshirë 39 persona.

Rasti ku kishte më së shumti persona të përfshirë ishte në Obiliq ku pronari i një lokali u shoqërua në polici, pasi u zu duke u shërbyer 16 personave në lokalin e tij.

Po ashtu raste pati edhe në Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë dhe në pikat kufitare.

Më poshtë keni tabelën me detaje nga të dhënat e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *