fbpx

Ndërron jetë një tjetër pacient i prekur nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 3 numri i viktimave

Ka ndërruar jetë një person i prekur me virusin Covid-19 në Shqipëri.

 

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Siptalin Infektiv një 71-vjeçar nga Kuçova, duke e çuar në 3 numrin e personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 71-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera.

 

“Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

 

 

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

 

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

 

MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *