fbpx

Në qendër të Pejës vendosen pikat e protestës së mundshme

Aktivistë të shoqërisë civile, sot pasdite kanë vendosur pika shenjëzuese për protestë të mundshme, në qendër të qytetit të Pejës.

Në secilën shenjë shkruan ‘PROTESTUES’, ndërsa distanca mes shenjave është prej dy metrash.

Shenjëzime të tilla janë vendosur për mundësi proteste për 170 persona.

Deri tash nuk është prononcuar askush as nga shoqëria civile e as nga ndonjë subjekt politik, për këtë nismë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *