fbpx

Nëntë vjet nga Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ndonëse kanë kaluar 9 vjet Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është zbatuar asnjëherë. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, këtë marrëveshje e cilëson të dëmshme, ndërsa thonë se nuk do ta zbatojnë

Pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte arritur marrëveshja e parë me Serbinë.

Kompetencat e asociacionit do të ushtroheshin kolektivisht dhe përfshijnë vështrimin e plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë e kujdesit social si dhe planifikimit urban dhe rural.

Asociacioni do të ishte i hapur për komunat që duan t’i bashkohen, ndërkaq shpërbërja do të ndodhte vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse.

Asociacionit do t’i bashkoheshin komunat: Mitrovica e veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Ranillug dhe Partesh.

Më 25 gusht 2015, Kosova dhe Serbia u pajtuan mbi Parimet e Përgjithshme apo elementet Kryesore të Asociacionit.

Me kërkesë të partive opozitare nga ish-presidentja Atifete Jahjaga marrëveshja ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndonëse kanë kaluar 9 vjet kjo marrëveshje nuk është zbatuar asnjëherë. Pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti, këtë marrëveshje e cilëson të dëmshme, ndërsa thonë se nuk do ta zbatojnë.

Qëndrim të ngjajshëm gjatë ditës kanë bërë publik edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Në llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vetëvendosje ka potencuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kishte gjetur shkelje në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015.

Nënshkruesi i kësaj marrëveshje në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se institucionet janë mes dy veprimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *