fbpx

Nga Koka te Tahiri/ Alibeaj i përgjigjet Ramës: Këtyre që u tunden prangat në fytyrë për korrupsion, iu kanë ngelur në mendje bravat!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për aferën e inceneratorëve. Alibeaj shkruan se Edi Rama dhe të gjithë atyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat.

Alibeaj përmend arestimin e Tahirit, Kokës, kryebashkiakut të Lushnjes të arrestuar e në hetim.

 

“Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën  430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *