fbpx

Osmani takohet në Panama me homologun e saj Cortizo Cohen, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj nga Panamaja Laurentino Cortizo Cohen diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushat e interesit të përbashkët, si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, e para e shtetit ka thënë se në Panama është pritur me nderime shtetërore dhe se vizita e saj hap një kapitull të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

“Përkrahja për Kosovën nuk ka munguar në asnjë kënd të botës, andaj mbështetja e aleatëve tanë si Panamaja është vendimtare për forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare. E falënderova presidentin Cortizo për mbështetjen e palëkundur, e cila i ka themelet në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani.

“Përgjatë takimit, ndër të tjera diskutuam hapat e mëtejmë për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën, ndërmarrësinë si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ka shtuar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *