fbpx

Pas alarmit, ​forca të shtuara të policisë tek ura e lumit Ibër

Forca të shtuara të Njësisë speciale të Kosovës kanë arritur tek ura e lumit Ibër, përfshirë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierët italianë.

E gjithë kjo vjen në kohën kur në veri rreth orës 18:00 janë aktivizuar sirenat për alarm.

Bashkatdhetarët që janë nisur për në Kosovë, janë bllokuar në kufi.

Kjo po ndodh pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit.

Nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës).

Po ashtu, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Lidhur me këtë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje.

Sipas Kurtit, nuk do të ketë vend për tension, apo për destabilizim, pasi tha se po bëhet diçka legjitime, diçka legale.

“Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, bllokime, destabilizim, tesione flasin për vete, nuk flasin për neve”.

“Ne jemi Republikë demokratike, parlamentare, paqësore dhe besoj që gjithçka do të shkojë qysh është më së miri. Ndërkaq, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovëss, që kanë targa të kohës së Millosheviqit, që t’i konvertojnë në targa legale me akronimin e vendit tonë, RKS”, ka deklaruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *