fbpx

PD publikon emrat dhe fotot: Këta janë banditët e Ramës që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve në Elbasan

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka publikuar me foto dhe emrat, personat që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve dhe militantëve të PD sot në Elbasan.

Tensionet nisën gjatë vizitës së Edi Ramës në Elbasan për Ditën e Verës. Një pjesë e qytetarëve thirren “Rama ik” në momentin që në bulevard kalonte kryeministri me qindra roje të Gardës së Republikës.

Pas ikjes së Edi Ramës, një grup militantësh të PS nisën fyerjet ndaj kreut të PD dhe rrahën disa qytetarë që ishin afër zonës ku po zhvillonte një takim Lulzim Basha.

Të gjithë personat që kanë ushtruar dhunë rezultojnë me precedentë penalë.

Më poshtë, po paraqes emrat dhe fotot e anëtarëve të skuadrës së Edi Ramës në Elbasan, që dhunuan qytetarët, dhe që janë sot mbështetësit e vetëm që i kanë ngelur në këtë qark e kudo. Sipas radhës, ja disa nga eksponentët e krimit të organizuar që shoqëronin sot Edi Ramën të armatosur dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

1. KELMEND YMER XHAFERRI ( pseudonimi Kel Çami) ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.
2. NINO, anëtar i krimit të organizuar.
3. MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.
4. ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.
5. NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.
6. GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar”,- shkruan Gazment Bardhi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *