fbpx

“Po përndiqen minorenët e protestës nëpër shkolla”, Lëvizja për Universitetin lyen me bojë ministrinë e Arsimit

Lëvizja për Universitetin ka protestuar sot përpara ministrisë së Arsimit.

Ata kanë hedhur bojë mbi këtë godinë, ndërsa përmes një deklarate drejtuar vetë ministres Kushi shprehen se të protestosh nuk është krim, duke vijuar se “krim dhe kriminale janë tentativat për të përndjekur të miturit nëpër shkolla”.

Përmes kësaj deklarate të rinjtë shprehen se sistemi arsimor në vend po shkon drejt rrënimit, ndërsa mundësinë për t’u shkolluar e kanë gjithnjë e më shumë të pasurit.

“Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni”.

Gazetarja Aurora Golemi siguroi për “BalkanWeb” edhe video nga momenti kur të rinjtë hedhin bojën mbi godinën e ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *