fbpx

Provimet e qershorit në UP mund të mbahen virtualisht, nëse vazhdon situata e njëjtë me coronavirusin

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se provimet e jashtëzakonshme të prillit, nuk do të mbahen në këtë fazë, për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së coronavirusit (COVID-19).

Sa i përket provimeve të rregullta në qeershor, UP-ja ka filluar të hulumtoj për të gjetur një formë të ëprshtatshme, që provimet të mbahen virtualisht.

“Njëherësh, ashtu siç jeni njoftuar zyrtarisht, Universiteti i Prishtinës ka filluar përgatitjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht, në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në muajin qershor, kur zhvillohet afati i provimeve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së. Lidhur me këtë, Universiteti i Prishtinës do të konsultojë dhe do të marrë vendime në kuadër të organeve kompetente dhe më pas do të publikojë njoftim zyrtar për vendimet e marra. Deri atëherë,  të gjitha pretendimet e tjera mbesin opinione personale ose diskutime të brendshme”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu menaxhmenti i UP-së është zotuar se vendimet do të ndërmerren në favor të studentëve dhe në përputhje me ligjet në fuqi.

“Menaxhmenti i UP-së garanton, që të gjitha vendimet e marra, do të bazohen në parimin e së mirës në favor të studentëve dhe stafit të tij, si dhe në përputhje me vlerat themelore të arsimit të lartë dhe kornizës ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *