fbpx

Rama: LDK, AAK, NISMA dhe AKR janë në biseda të avancuara për formimin e qeverisë së re

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama ka folur për situatën ne veri si dhe për përpjekjen për formimin e një qeverie të re.

Rama në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Qeveria Kurti në veri më shumë i dha përparësi aspektit human se atij politik.

“Po të ishte prioritet aspekti politik, pacienti që u dërgua në Nish do të duhej të kthehej në kufi dhe të trajtohej në QKUK”.

Ai thotë se situata momentale në veri të Kosovës është “normale” dhe kjo çështje nuk do diskutim, përcjell Telegrafi.

“Situata do të ishte jonormale vetëm nëse atje do të ishte futur ushtria dhe policia serbe. Gjendja te jashtëzakonshme atje ka prej 20 vitesh”.

Duke folur për situatën politike në vend, Rama thotë se ka indikacione që tashmë LDK, AAK, NISMA dhe AKR janë në biseda të avancuara për ndërtimin e qeverisë.

“Këto parti bashkë me minoritetet i bëjnë 67 vota. Nëse heqim zonjën Osmani dhe tre-katër deputetë prapë kanë 63 deputetë. Nëse janë të nevojshëm për numra besoj se edhe PDK do t’i mbështesë me disa deputetë dhe po ashtu do t’i mbështesë në dialog”.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini thotë se i vetmi problem është kalimi në aspektin kushtetues i këtij ngërçi.

Rama thotë se prilli do të jetë muaji kur do të zgjidhet ky ngërç, pavarësisht se ai personalisht mendon “se kjo është një grabitje pushteti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *