fbpx

Rama nesër në Athinë, takim tet a tet me kryeministrin grek Mitsotakis. Ja për çfarë diskutohet

 

Kryeministri Edi Rama mbërrin nesër rreth pasdites në Athinë. Kryeministri shqiptar merr pjesë në forumin e “Economist” me temë “Europe: Reinforcing cohesion in turbulent time”, si kryetar i OSBE.

Edi Rama dhe Zoran Zaev do të kenë takim tet a tet me kryeministrin Mitsotakis, konfirmon media greke, duke shtuar se Greqia ka për të mbyllur çështjen e AOZ me Shqipërinë dhe kjo temë nuk mund të mos përfshihet në bisedën e dy lidërve.

 

Rama do të mbajë fjalën e pjesëmarrjes më 16 shtator paradite, në panairin me temë Ballkani Perëndimor përtej 2020, zgjerimi i EU dhe hapat e mëtejshme, reformat për implementim, fuqizimi i tregtisë dhe investimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *