fbpx

Real Madridi në stilin e kampionit, shkatërron Celta Vigon si mysafir

Shënues ishte Karim Benzema, i cili realizoi një penallti në minutën e 14-të.

Nëntë minuta më vonë, Celta u kundërpërgjigj me të njëjtën mënyrë.

Iago Aspas vendosi topin në pikën e bardhë dhe me qetësi shënoi për golin e barazimit për 1-1.

Por barazimi zgjati deri në minutën e 42-të, kur Modrić la pas portierin e Celtas me një goditje të shkëlqyer.

Mesfushori kroat ka shënuar për 2-1 me një goditje të fuqishme nga pak më shumë se 20 metra.

Në pjesën e dytë Real Madridi ishte edhe më mirë se sa në të parën

Vinicius shënoi gol të bukur në minutën e 56-të duke e kaluar edhe portierin për 3-1.

Goli për 4-1 erdhi në minutën e 66-të, kur Fede Valverde me një goditje të bukru shënoi në portën e Celtas.

Krejt në fund Eden Hazard humbi një penallti për ta shënuar golin e pestë për Realin.

Kampionët kanë 6 pikë nga dy ndeshjet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *