fbpx

SHOKU IM NË AVION…/ Nga Memisha Gjonzeneli

Tregim nga Memisha Gjonzeneli, dekoruar me medaljen Naim Frashëri i Artë

10 Prill 2020. Kohë Koronavirusi… Gjithë ditën rri brenda dhe dalë jashtë shtëpie vetëm kur bëj ecje sportive. Zakonisht bëj dy ore në ditë, një orë paradite dhe një orë mbas dite. Kur është kohë e keqe, ecjen e bëj në shtëpi, mbasi i kam të gjitha tertipet.

U bë kohë që direkt, nuk jam takuar me njeri, veç flasim në telefon ose në fejsbuk. Dje, kur po ecja rreth shtëpisë, në park, më ra  zilja e telefonit. Dëgjova po nuk e hapa. Na flasin shpesh kompani, që duan të bëjnë  biznes, po unë e mbyll, si i pa aftë në këtë fushë. Kur po kthehesha për në shtëpi, duke ngjitur shkallet, ra prapë telefoni dhe po binte akoma, kur unë e hapa  dhe u ula në karrige. Pash numrin, po nuk e njihja. Po, fola, alo kush jeni? Ai u përgjigj: Unë jam,  ai shoku që udhëtuam bashkë në aeroplan nga Roma në Çikago. Menjëherë reagova ndjeshëm:

-Po ku je more vëlla, sa e kam pritur ketë telefonatë!

-Vërtetë, me tha, po si je me shëndet, se ne tani  jemi miq, pastaj  vazhdoj: Unë të konsideroj mik, bile të ngushtë.

-Më bëhet  shumë  qejfi,  i them unë, pastaj  vazhdoj ta pyes: po ç’ kemi ç’ke bërë ndonjë gjë të re, ndonjë  ndryshim në jetë?

-Mos  u nxito, më tha, se prandaj të fola: Ti do habitesh, sa ndryshime kam bërë! Po, në radhë të parë po të pyes: A ke kohë të lirë, që mund të më dëgjosh?

-Jam krejtësisht i lirë, i thashë, po prit një minutë. (E vura telefonin në altoparlantë dhe e vendosa atë mbi tavolinë), tani vazhdo, po të dëgjoj!

-Atë ditë që u ndamë , kam qenë krejt i dërmuar fizikisht dhe shpirtërisht. Kjo,  nuk më kishte bërë vaki ndonjëherë. Unë do udhëtoja për në Fenikes të Arizonës. U ula në një stol dhe fillova të lexoja tregimin tuaj të parë, “PUTHJA E FUNDIT”. Isha afër fundit të tregimit, kur dëgjova thirrjen, që  lajmëronte se udhëtaret që  do shkonin në Fenikes të bëheshim gati për nisje. E mbylla tregimin, u futem brenda në avion dhe veprova sa zura vendin tim. Vura rripin e sigurimit dhe vazhdova të lexoja. Tregimi juaj, rishtaz, më preku shumë. Pushova nja gjysmë ore dhe rinisa leximin e tregimin  “Lumturia”. Ishin shumë  interesantë  që të dy. Tregimet sikur flisnin  për mua  dhe  më bënin thirrje që të ktheja kokën pas, për të përfunduar atë punën që ti, e kishe zgjidhur shumë mirë.  Kështu, vendosa që të mbaroja punë, sa më shpejtë  të qe e mundur dhe të kthehesha menjëherë në qytetin tim, atje ku kish filluar kjo gjëmë.  E mbarova më shpejt shërbimin: nga 10 dite, në shtatë ditë . Preva biletë dhe u ktheva ne Angeli,  ku punoja. Dorëzova rezultatet  e shërbimit  dhe eprorët mbeten shumë të kënaqur. U kërkova një muaj leje,  se kisha vite që nuk kisha pushuar dhe ma dhanë me dëshirë. Kështu që u nisa me qejf dhe për një detyrë në Shqipëri. Mërita në Tiranë dhe si rregullova çdo gjë, u nisa për në  qytetin tim. Ndërkohë para nisjes u betova se pa mbaruar punë nuk do kthehesha.

Gjëja e parë që bëra menjëherë pas zbritjes në qytetin tim: bleva lule nga më të bukurat dhe nisa vizitat në varreza. Te varri i zemrës sime kishte vajtur dhe i ati. I ndava lulet në dy pjesë. Sa herë që veja në Shqipëri me punë, ose kur kisha ndonjë interval pushimi,  merrja një taksi  dhe veja te “zemra  ime”. Shkova, së pari, nga shtëpia, ku rrinte nëna e saj dhe pyeta. Më thanë që ishte mirë po momentalisht nuk ndodhej në shtëpi. Ajo, çdo  mëngjes  nga ora  9 deri në 10 të, shkonte te ai parku aty afër. Të nesërmen shkova herët në mëngjes dhe  u ula te një stol që ishte karshi stolit ku ulej nëna dhe fillova të lexoj. Rreth orës 9 e ca,  dëgjova disa këmbë. Ngrita kokën dhe pash nënën e zemrës time. Sa ishte plakur! Ajo,  pa  një herë nga unë, pastaj u ul.  Ndenja aty, duke lexuar, deri sa ajo iku. Pasi  ndenja dhe pak, ika edhe unë. Të nesërmen unë prapë shkova te i njëjti stol.  Mbas pak erdhi dhe ajo. Kishte hedhur krahëve një shall të madh kafe, shumë të bukur. Kur ngrita kokën nga leximi, ajo po më shikonte mua me vëmendje. Pastaj më pyeti:

-Po nga je, more  bir, nuk duket se jeni prej këndej?! Bëra buzën si në gaz dhe i thashë.

-Jo nëne, unë prej këndej  jam,  po kam vite që punoj jashtë shtetit.

-Më fal bir, më tha dhe më tej e mbylli  gojën.

Të pasnesërmen, unë bleva një tufë me lule, si  ato që  çoja në varreza dh shkova po te stoli,  më herët se zakonisht. Kur ç’të shoh: ajo kishte vajtur para meje dhe po me priste. Unë shkova drejt saj dhe i dhurova tufën me lule.

-Po këto, më tha ajo dhe sytë ju mbushen me lot. I njihte ato lule.

-Janë  për ty, i thashë  me gjysmë zëri.

-Hajde bir, më tha, ulu se edhe unë të kam prurë peshqesh! Nxori një pjatë me biskota të futura në sherbet. (Që kush e di sa herë kisha ngrënë, kur m’i sillte zemra ime). Ju  hodha në qafë dhe fillova të qaja  me dënes, pa droje, ashtu si nuk kisha qarë kurrë. Më dukej vetja si fëmijë i vogël. Po dhe ajo, qante në heshtje dhe  më fërkonte kokën  si kur të më  kishte birin e saj. Mbasi u qetësuam pak, e pyeta: -Si  me njohe ?  Ajo bëri buzën në gaz dhe tha:

-Kam vite që të pres, bir. Shumë  u vonove. Nga  njëherë kisha frik se mos ikja nga kjo botë, pa të parë fare. Po, qysh ditën e parë që të pash këtu, e kuptova se pritja ime e gjatë, kish mbaruar dhe falënderova zotin që më së fundi të pruri. Tani bir,  ngrehu të shkojmë në shtëpi. Atje do kemi  një punë  të vështir! Unë u ngrita si robot. Ajo më kapi krahun për ndihmë dhe u ngrit. Krahun nuk ma lëshoj, po ma shtrëngonte  fort , se ndofta  kish frikë  se  mos ikja.. .Mbërritëm në shtëpi. Ajo nuk ishte shumë larg nga parku. Kur hyra brenda, në mes të një tavoline ishte fotografia e “zemrës time”. Ajo,  po më shikonte duke qeshur dhe sikur  po më thoshte: Më së fundi, erdhe! Ajo  ishte kudo, në të gjithë muret..Mezi u ula në një karrige, kur i gjithë trupi po me dridhej. Ajo po më shikonte, ose kështu me dukej  mua, gjithmonë duke qeshur. E kisha të pa mundur të qetësohesha. Doja të ulërija, po dhe për këtë, nuk kisha fare forcë. Erdhi dhe nena të ulej në tavolinë, po u kujtua për një burim shqetësimi: Mori foton me kujdes, se mos e lëndonte dhe e futi në sirtar. Ajo ishte nënë dhe e kuptoj se me atë preokupim të dhimbshëm në mes të tavolinës, nuk mund të vazhdonim jetesën. Pastaj u ul edhe vet. Ishte zverdhur krejt  në fytyrë. Pikë  gjaku nuk i kishte  mbetur. Megjithatë, gjeti forca dhe duke më parë në sy  më tha: (Tani  është  pjesa më e vështir për të dy).

-Më pyet, të të përgjigjem!

-Po, i thashë duke u dridhur, ti e di vetë se ç’farë do të të pyes. Ndenji pak u mendua, (ajo kush e di  sa dhjetëra herë ishte menduar për ketë rast).  Ajo  vazhdoi: Ti kishe ikur në Tiranë te motra.  Atë nuk e mbante vendi,  ishte  mërzitur  pa masë nga largimi yt. Ajo ishte gjithmonë e qeshur dhe e gëzuar dhe ne kënaqeshim kur e shikonim atë.  Po këto dy ditë mezi  e mbante  vendi. Në darke ishim  vetëm  unë  dhe ajo. Kur pa pritur më tha: Nëne,  mua më pëlqen një djalë. Është një djalë i mrekullueshëm nëne  dhe unë  e dua  shumë. Në çast unë u gëzova dhe e pyeta: -Si e ka emrin  dhe mbiemrin?  Ajo m’i tha. Unë u preva në fytyrë  dhe u zverdha dhe thash me vete zot më ndihmo! U ngrita dhe shkova te dhoma ku mbaja sekretet personale dhe nxora letrën që kisha marrë në jetimore, ku tregonte se vajza ime e adoptuar kishte dhe  një vëlla pak  më të madh, që dhe ai ishte i birësuar me emrin dhe mbiemrin e familjes që e kishte marrë. Emri  dhe mbiemri ishte  i njëjtë me identitetet që më dha vajza. U ktheva te tavolina ku më priste vajza dhe sa u ula i thashë: Me  atë djalë nuk mund të kesh marrëdhënieje, dhe mos  ma zur  më në gojë. U ngrita dhe ika. Nuk fjeta  gjithë natën. Mu kujtua kur  më folën nga drejtorja e përgjithshme  e shtëpisë së fëmijës. Atje mësova se vajza  ime, që kisha  adoptuar, kishte  dhe një  vëlla, që ishte pak më i madh se ajo dhe ka  mundësi  që te jetojnë në të njëjtin qytet qe banojmë  edhe ne. Prandaj  duhet te jeni të kujdesshëm. Më dhanë dhe  një pusulle me emrin dhe mbiemrin e familjes qe e adoptoj.

Gjithë natën  nuk më zuri gjumi. Në mëngjes me dhembte i gjithë trupi. Po në veçanti koka. Burri  me tha të njoftonte  mjekun. Po unë i thashë,  që nuk  ka  nevojë. Në darkë çupa po më priste. Nuk dija se çfarë t’i thosha.

-Hë mami, më tha ajo, si u bë ai muhabeti që lamë për gjysme  mbrëmë. E pash  që dhe ajo nuk kishte vënë  gjumë në sy. Rrathë të zezë kishte rreth syve. Më erdhi  shumë  keq po nuk kisha asnjë  mundësi si  ta ndihmoja.  I thashë e vendosur: jo  bijë dhe mos ma zur më në gojë  ketë çështje. Ajo më  tha:

– Ç’është kjo zgjidhje, as e njeh dhe as e ke parë  ndonjëherë dhe je  kaq e prerë. Po nuk me dhe  arsyen unë kurrë  nuk do heq  dorë prej tij  më tha. Të lutem më thuaj! Ndenja dhe pak, të mendohesha. Unë kushedi sa herë kisha  menduar po nuk kisha  gjetur rruge zgjidhje. U ngrita për të ikur, kur ajo më kapi për dore.

-Nuk  mund të ikësh  mami,  pa me treguar. Ktheva  kokën nga ajo duke qarë dhe i thashë:

– Bijë,  Ai  është vëllai yt, prandaj nuk ka asnjë alternativë…Asaj në moment i ra të fiktë…Mezi e prura në vete. Qysh nga ai çast ajo nuk  foli më, po shkoj  e u shtri  mbi krevat, si e vdekur. I fiku dritat dhe kur unë doja t’i afrohesha, ajo ma bëri  me shenjë që të mos veja.  Mendova se, pas kësaj me kohë ajo u qetësua. Nga  mezi i natës, unë  shkova ta shihja, ajo dukej  sikur po flinte. E po, thash  me vete, shyqyr që u qetësua. U shtriva  prapë në krevatin tim.  Në mëngjes  u ngrita shpejt, kisha merak dhe shkova drejtë dhe te krevati i saj. Ajo nuk kishte lëvizur nga pozicioni që e lashë  natën. I ve dorën në ballë,  ai  ishte akull i ftohtë. Ajo kishte vdekur.

Mbi komodin kishte lënë një letër. E mora letrën me njëherë dhe e futa thellë në gji. Nuk e  di ku e gjeta atë forcë?  Zoti  më ndihmoj.  Pastaj  bërtita.

Pasi kaluan nja dy javë, vendosa ta hap  letrën, që ajo të drejtohej ty  dhe  më dukej se po bëja gjynah. Ajo nuk thoshte as gjë për ne, veç për ty. Ja lexoje:

E mora atë letër dhe mezi po e mbaja në dorë, se më dukej shumë e rëndë. Mezi e hapa. Shumë pak  kishte shkruar. Sytë po me lotonin:

“ I shtrenjti im!  Po të le nja dy detyra që patjetër  duhet të mi plotësosh me bindje:. Kur të mbërrish edhe ti këtu, ku po shkoj unë, dua të të kem në krahë, që të jemi bashkë…Dhe e dyta para kësaj, dua që të vazhdosh jetën, të martohesh, të kesh edhe fëmijë, që të kemi edhe ne  familje, ndryshe do shuhemi, pa lenë gjurmë.

I shtrenjti im!  Historia jonë mund të ketë faje, po të garantoj, se nuk ka fajtorë, prandaj, çaj përpara!

Letra ishte e gjitha e larë me lotët e saj, si po lahet edhe tani me lotët e mi. E ëma shkoj te dhoma tjetër të qante më lirshëm…Të nesërmen ishim të dy më të qetësuar.  Nëna përsëriste shprehjen:

-Të kam pritur bir, shumë u vonove. Sa herë  që shkoja në varreza me burrin, dikush kishte vajtur para nesh dhe kishte vendosu mbi varr një buqët të bukur me lule të freskëta. Burri pyeti nja dy herë, pastaj  nuk u ndije më. Unë i thosha:  ndonjë shoqe e ngushtë nuk e harron. Bir, më tha me intimitet prindëror nëna,  Fillo e  vuri në jetë ato porositë e letrës.  Ajo, nxori  një çelës të  shtëpisë  dhe  ma dha: Nuk ka nevojë të trakasish,  ka kohë që  kjo është  shtëpia  jote.  Unë nuk kam  njeri tjetër. Ty të  kam pritur, tha nëna. E qafova nënën, sikur  ajo të ishte nëna ime biologjike.

Të nesërmen, që në mëngjes isha qetësuar plotësisht. Shkova te drejtoria  e varrezave dhe pronotova vend varrimi për të katër. Pagova  edhe për ta rrethuar dhe doli shumë e bukur…U nisa për Tiranë. Sa vajta, i hoqa të gjitha rrobat e vjetra  dhe bëra një seleksionim total. Pash programin në televizor në orën 8 në darkë, kish opera, që mua më pëlqente që kur isha i vogël.

Pas  ndonjë muaji, shkova sërish te nëna. Ajo, po me priste  me mall, po kur më pa të përtërirë, mezi më njohu. Ka lezet kështu, të keqen nëna, po ti, mos harro, je 51vjeç dhe dukeshe mbi 60 vjet! E përqafova dhe sytë m’u mbushën  me lot, si mua dhe asaj dhe  kujtimet na çuan larg…Po shpejt më përmendi zëri i ëmbël i nënës;

Të keqen nëna  mos e kthe kokën mbrapa. Tani, shiko vetëm para!

 

-Miku im, para se ta mbyllim telefonin, të të kujtoj një proverb shkodran, që mbetet gjithmonë aktual:

BËRE GJË, NUK BËRE GJE, KOHA  IKËN!

ÇIKAGO  10 prill 2020…..

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *