fbpx

Shuhet një tjetër yll i kinematografisë, ndërron jetë regjisori dhe aktori Rikard Ljarja

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja, në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij në Tiranë, ndërsa thuhet se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare, por edhe për familjen, e cila do të përcjellë për në banesën e fundit të dashurin e saj, me një rreth të ngushtë, për shkak të situatës me COVID-19. Kujtojmë se Rikard Ljarja ishte i martuar me aktoren e njohur Margarita Ljarja.

 

JETËSHKRIMI I LJARJAS

Rikard Ljarja, lindi në 1 prill të 1943 në Shkodër, ndërsa njihet nga shqiptarët për rolet e tij në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

 

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

 

Filmografia

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës – (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku

Në prag të jetës – (1985), Andrea

Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli

Skëterrë ’43 – (1980), Andrea

Radiostacioni – (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka

Ilegalët – (1976) Tosti

Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda

Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari

Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari

Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati

Duel i heshtur – (1967) Skenderi

Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

 

Regjisor

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

 

Skenarist

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *