fbpx

“Sokol Olldashi fliste për pasoja katastrofike”, Veliaj: Përzutë me shkelma…! Tabaku: Enver Hoxha do ishte krenar për ty (Debati)

Vijojnë debatet e forta në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku për të dëshmuar është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Mes debateve, Veliaj lexoi shkresën që ish-ministri i nxjerë, Sokol Olldashi, i drejtonte Lulzim Bashës, në kohën që ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës, ku i fliste për pasoja katastrofike, nëse nuk ndërhyhej në landfillin e Sharrës.

Kjo ka ngjallur debat, pasi kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, i është drejtuar Veliajt, duke i thënë se nuk është morale, etike dhe njerëzore që të përmenden njerëz që nuk jetojnë më.

 

Debatet në komision:

Tabaku: Enver Hoxha do të ishte krenar për ty.

Veliaj: A mund ta mbaroj unë.

Shalsi: Nuk do të resht së insistuari te ruajtja e rolit dhe përgjegjësive që ne kemi. Ju jam drejtuar shpesh juve kryetare, i kam thënë vetes, i kam rikujtuar kolegëve, ndërkohë se si moderator i këtij komisioni kemi përgjegjësinë e mbarëvajtjes dhe për të mos lejuar cilindo të flasë nga vendi me apo pa mikrofon. Nëse ju e para nuk jepni shembullin ky debat nuk do të kuptohet. Nga mënyra si po zhvillohet komisioni, druaj se po turbullohet shumë tepër situata. Ndaj, ju kërkoj të ruani dinjitetin e këtij Parlamenti. Është në interesin tonë të ruhet ky dinjitet. Nuk mund të ruhet, nëse do të vijohet në këtë mënyrë. Askush nga ne nuk ka të drejtë interpretojë, gjykojë përgjigjet, e aq më tepër, të akuzojë. Ju keni nxjerrë nga goja epitete shumë të rënda, që cenojnë dhe punën. E kuptoj që ngarkesa është e madhe, emocionet janë të përfshira, ju kryetare drejtoni për orë të tëra komisionin, por duhet të ruajmë një normalitet komunikimi. Kaq po ju kërkoj. Isha shumë i interesuar të shikoja një vendim që po tregonte Veliaj. Ka interes të madh publik për të kuptuar më mirë çështjet. Me këtë zallamahi që krijohet, nuk po e ndihmojmë procesin. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që të bëhemi rezil para njerëzve, sepse nuk gjejmë dot një mënyrë etike komunikimi.

 

Tabaku: Ju falënderoj, se na sillni në realitet.

Boçi: I bashkohem shqetësimit të Shalsit, por nuk e shoh shqetësimin te pyetjet, por te përgjigjet. Nuk jemi në seancë dëgjimore, ku i thirruri për dëshmitarë të bëjë retrospektivë. Ai ka detyrë të përgjigjet për dijeninë që ka për rrethanat e ngjarjes, të mos bëjë as krahasime, as akuza, as pyetje. Të lexojë vendimin që ka marrë vetë, kaq. Pse të hyjmë në retorikë përplasje, kur këtu jemi në seancë pyetjesh me kryebashkiakut, i thirrur si dëshmitar. Është dëshmitar, nuk mund të dalë ai ku të dojë. Ai që bën pyetjen ka të drejtën e tagrin që ta ndërpresë, përgjigjja nuk mund të jetë e pakufishme, e të dalë ku të dojë ai, te Basha, tek Olldashi. Jo mo vlla, ke marrë një vendim, jep përgjigjen që ka objekt pyetja. Ndryshe ne nuk mbarojmë.

Felaj: Ndërhyrja ime është për të zbatuar rregullin e procedurës, të cilin nuk kam dyshim që nuk e dini. Kur flitet për procedurë, flet një folës pro e një kundër. Këtë rregull duhet ta zbatojë ky komision. Sa i përket radhës së pyetjeve, ajo nuk mund të ngatërrohet. Radha është edhe majtas, edhe djathtas. Unë këtë kërkova, të sillja në vëmendjen tuaj se kërkova fjalën për procedurë. Nuk dua që rregulli të harrohet. Jemi të zgjedhurit e qytetarëve. Nuk duhet që ky komision të përdoret për interesat karrieriste të dikujt, kjo është e padurueshme.

 

Xhafaj: Do doja të kalonim nga ky efekti i debatit televiziv. Janë pyetjet të gabuara, jo përgjigjet. Nuk mund të diktohet çdo gjë me gishtin te mikrofoni, sepse po flasim për diçka që ka interes publik. I nderuar kryetar, a mund të na e shpjegoni edhe njëherë këtë historinë e vendimit tuaj apo të këshillit bashkiak, sepse unë nuk e mora vesh fare, se deri tani kanë folur vetëm dy veta.

Veliaj: Bashkia e Tiranës ka një histori, nuk e filloi me mandatin tij. Kur përmenda Olldashin, përmenda ministrin Olldashi, që e nis këtë histori që më 2011, kur kishte ardhur një administratë e re me Bashën. Olldashi thotë “duke parë që situata e menaxhimit të vend-depozitimit të Sharrës, ka pasur probleme, kërkojmë ndërhyrje”. Këtu është përtej të majtës e të djathtës.

Tabaku: Nuk është morale, etike, njerëzore, normale për një njeri që nuk jeton më.

Veliaj: Është një abuzim total, se është shkresë e një ministri. Sa e donit Olldashin, e pamë në zgjedhje. Ai i thotë Bashës në atë kohë se situata me mbetjet është jashtë kontrollit, madje thekson se pasojat do të ishin katastrofike.

Tabaku: Olldashi e bëri një komision për Ramën, arriti në rezultate të suksesshme.

 

Veliaj: Nuk e bën dot vezën e Olldashit.

Tabaku: Po merresh me dikë që nuk jeton më.

Veliaj: Po i referohem ministrit që vajti e bëri kontroll te bashkia dhe administratën Basha e gjeti në këtë situatë të tillë.

Tabaku: A ka një vendim të këshillit bashkiak për dherat 45 milionë euro?

Veliaj: Nuk ka vendim të këshillit bashkiak. Kur unë mbërrita në detyrë, ishte afati i fundit, ishte bërë mullar situata.

Tabaku: Ku është vendimi i këshillit bashkiak për dherat?

Veliaj: Duhet të qetësohesh, të marrësh frymë e të mos ndërhysh.

Tabaku: Kush e mori vendimin ti apo Rama?

Veliaj: Në dallim nga ju që përzini me shkelma liderin, tani më tregoni mua adhurimin për të. Mos u bëni qesharakë tani. Nuk ju falet. Unë do rri 3-4 orë këtu, s’e kam problem fare, Tirana më e pastër është. Do dëgjoni thesare çfarë keni bërë, sa më shumë të flasim.

Ndërhyn deputetja e PD

Veliaj: Mos u fut si pykë, mos u fut skiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *