fbpx

Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të premten se Spanja do të pranojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian të 2016-s, raporton “infolibre”.

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha Sanchez në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, që  i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *