fbpx

”Të gjithë pa dallim”, Grida Duma: Qeveria t’i japë minimumi 300 euro punonjësve të deklaruar apo dhe informalë

Ish- deputetja e PD, Grida Duma ka thënë se punonjësve të deklaruar dhe informalë duhet t’u jepet pagë minimale 300 euro si atyre të biznesit të vogël, të mesëm apo të madh.

Sipas saj qeveria është shumë vonë pasi nuk është zbatuar as paketa e parë ekonomike teksa ajo thotë se nuk ka nevojë për hapa por tani të ndihmohen të gjithë.

”Më shpejt mund të ishin marrë. Karantinimi dhe izolimi duhet të ndodhte 1 jave apo 10 ditë më parë. Bazikja që jep efekt. Të paguhen gjithë punonjësit pa dallim. Pra ekonomia jonë ka biznesin e vogël, të mesëm, të madh. Të paguhen të gjithë. Jemi vonë. Iku marsi, tani është prill. Nuk jemi në situatën që t’i lëmë në këtë ditë .PD thotë që mos paguhen vetëm një pjesë, jo paketa e 1, e 2, e 3. Tani dhe të gjithë punonjësit. Tani me minimumin e 300 eurove deh ata informalë sepse e kemi regjistrin.”- tha Grida Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *