fbpx

Tragjedia në Letoni, Meta kujton efektivët: Rënia e tyre në krye të detyrës, dëshmi e sakrificës së FA në misionet e NATO-s

Presidenti Ilir Meta kujton 1-vjetorin e vdekjes tragjike në krye të detyrës të Major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanajt, gjatë një misioni të NATO-s për çaktivizimin e bombave në Letoni. Meta shkruan në “Facebook” se rënia e tyre në krye të detyrës është dëshmi e lavdishme e përkushtimit dhe sakrificës të Forcave tona të Armatosura në çdo angazhim dhe mision të NATO-s, në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

Mesazhi i Metës:

Në një vjetorin e rënies në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, nderojmë sot me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën sublime, kontributet e çmuara, patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi dhe Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj.

 

Rënia e tyre në krye të detyrës, është dëshmi e lavdishme e përkushtimit dhe sakrificës të Forcave tona të Armatosura në çdo angazhim dhe mision të NATO-s, në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

 

I përjetshëm kujtimi i tyre! ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *