fbpx

Veseli: PDK do të jetë opozitë – nuk do të pranojmë ftesa nga asnjë parti politike

Kreu i PDK, Kadri Veseli në takimin konsultativ me presidentin Thaçi, ka thënë se është krijuar situatë e pazakontë për shkak të shkarkimit të qeverisë.

Ai ka hedhur akuza ndaj LDK dhe LVV për të cilët ka thënë se kanë qenë në bashkëqeverisje dhe gjatë kohës së qeverisjes kanë shkelur disa herë kushtetutën.

“Të gjitha masat që i kanë marrë qeveria, kanë shkelje kushtetuese, ka shkelje ligjore që po bëhen çdo ditë që nga ndarja e parave. Emërimet dhe shkarkimet janë të paligjshme. Po ashtu e ka dëmtuar rëndë Kosovën, pasi e ka vënë në pozitë jo të mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Veseli e ka akuzuar qeverinë në detyrë edhe për “acarimin e raporteve me SHBA-në”.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe situatën në veri.

“Por, aspekti më i rëndë është krijimi i situatës në veri”, ka thënë ai, duke e akuzuar Qeverinë në detyrë për jotransparencë.

“Vendimin e Vuçiqit, e legjitimon Qeveria në detyrë dhe e bën vendim të vet. Po ashtu njëmijë testet, kanë vënë Kosovën në pozitë jo të mirë”, ka theksuar ai.

Veseli është shprehur se, “tani kemi një situatë të cilën edhe nëse dojmë zgjedhje të jashtëzakonshme nuk mundemi, për shkak të pandemisë.

“Kemi një situatë për të cilën, presidenti vendos sipas interpretimeve kushtetuese, që të dilet nga kjo”, tha ai.

Më tej tha se PDK do të jetë opozitë. Nuk do të pranojë ftesa as nga këta që shkojnë as nga ata që vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *