fbpx

Veseli: Shteti të investojë në shkolla profesionale, mësimi online ka mundur të jetë më i intensifikuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar shkollën e mesme të lartë “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë. Nga aty, Veseli tha se shteti duhet të investojë në rritjen e kapaciteteve të shkollave profesionale.

Veseli theksoi rolin e shkollave profesionale ku të rinjtë mund të orientohen në tregun e punës, ku mes tjerash, deklaroi se çdo nxënës nga kjo shkollë është i integruar në tregun e punës.

“Çdo nxënës i kësaj shkolle është i integruar në punë. Asnjë i papunë. Ky duhet të jetë orientimin ynë në shkollat profesionale, ku integrohen të rinjtë dhe të rejat, ku profesioni është i kërkuar por nuk ka kuadër. Orientimi nga pjesa e ekonomisë së tregut dhe që të rinjtë të kenë besim se mund të integrohen”, tha Veseli.

Kryetari i PDK-së ka folur edhe për mësimin online i cili po zhvillohet gjatë kohës se pandemisë për të cilin tha se Kosova nuk qëndron mirë.

Sipas tij, ky proces ka mundur të jetë më i intensifikuar dhe se për këtë çështje Kosova nuk ka marrë shembull të mirë as nga shtetet e rajonit.

“Mësimi online ka mundur të jetë më i intensifikuar që mos të kenë vetëm një orë përkatësisht një javë për një lëndë”, ka thënë Veseli.

Drejtori i shkollës, “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gërvalla, deklaroi se Qeveria duhet të investojë në arsim dhe të fuqizohet arsimi në vend.

“Falënderoj kryetarin e PDK që ka gjetur kohë për të na vizituar. Sa i përket shkollave profesionale mendoj se Qeveritë në çdo vend, duhet t’i japin prioritet shkollave. Tregu i kërkon nxënësit të cilët përfundojnë këto profesione. Duhet të fuqizohet mësimi dhe të rriten investimet”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *