fbpx

Vetëm 5 ditë izolim për të infektuarit, Komiteti i Ekspertëve zbut masat anticovid, ja çfarë ndryshon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar vendimet që ka marrë Komiteti i Ekspertëve në lidhje me situatën Covid në vendin tonë.

Komiteti ka vendosur që të reduktohet koha e izolimit për të prekurit me koronavirus, nga 19 në 5 ditë, si dhe diferenca mes dozës së dytë dhe të tretë të vaksinës të jetë 5 muaj, nga 6 që është aktualisht.

Ndërkohë që ende nuk ka një vendim për heqjen e orës policore, një kërkesë kjo e vazhdueshme dhe e shoqatës së bizneseve që operojnë në fushën e turizmit.

Në një intervistë televizive dhënë gjatë ditës së djeshmne kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se masat pritet që të lehtësohen gjatë muajit Mars, përfshirë heqjen e detyrimit për certifikatë vaksinimi.

 

Mesazhi i ministres:

 

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid.

 

Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

 

Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

 

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid. #MbroShëndetin #Vaksinohu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *