fbpx

Video-mesazhi i influencuesit amerikan që po frymëzon miliona njerëz: Jemi dallgë nga i njëjti det

Influencuesi amerikan Richard Williams, ka dhënë një mesazh vërtet frymëzues me anë të një video, ku tregon mbi gjendjen e kësaj lufte ndaj armikut të padukshëm COVID-19.

 

Në video tregohet se si shtetet po e ndihmojnë njëra tjetrën, edhe pse para kësaj pandemia marrëdhëniet me njra-tjetrën kanë qenë jo të mira.

 

Williams thotë që armiku ynë më i madh në këto ditë karantine është frika, por kjo mund të shërohet vetëm me dashuri.

 

Influencuesi bën thirrje që të tregohemi më të dashur dhe më të qetë në këto ditë të vështira.

 

 

Këtë video e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook edhe Kryeministri Rama.

 

“MIRËMËNGJES, me këtë dallgë frymëzimi dhe një përqafim të gjithëve në distancë të sigurtë”, shkruan Rama krah videos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *