fbpx

Vjen deklarata e parë e emisarit Lajçak: Do të bashkëpunoj ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe SHBA-të

Pas emërimit të tij nga ana e Bashkimit Evropian, si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur diplomati sllovak, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë në zemrën e tij, duke qenë se ka punuar një kohë të gjatë në rajon.

Ai ka shtuar se është i nderuar për besimin që i është dhënë për një punë shumë të rëndësishme.

“Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë afër zemrës time, duke qenë se kam punuar në rajon për një kohë të gjatë. Jam i nderuar që mu besua një punë kaq e rëndësishme. Pres që të punojë bashkë me përfaqësuesit e Serbisë, Kosovës, dhe të Bashkimit Evropian, dhe gjithashtu bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Lajçak.

Emërimin e Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, e kanë mirëpritur ambasada e Italisë dhe Francës në Kosovë, të cilat kanë deklaruar se Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e tyre për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

Mandati fillestar i Lajçakut, ish ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë- Beograd do të jetë 12 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *