fbpx

Yje dhe legjenda të futbollit bëhen bashkë, gjest fantastik për mjekët në luftë me Koronavirusin (VIDEO)

FIFA i ka kërkuar një video yjeve më të mirë të futbollit dhe i ka sjellë të gjitha së bashku për të dërguar duartrokitjet dhe përkrahjen për të gjithë mjekët profesionistë që janë duke luftuar armikun e padukshëm, atë të Koronavirusit!.

Lojtarë si Maradona, Pele, Bekam, Zidan, Kafu, Kaka dhe shumë të tjerë janë të përfshirë në videon e realizuar nga Federata Botërore e Futbollit.

Të gjithë yjet në histori të futbollit, kanë dërguar duartrokitje për punën e palodhshme që po bëjnë mjekët, të cilët në këtë moment janë kthyer në shpëtimtarët e gjithë botës.

Një gjest ky shumë i bukur, duke ditur që mjekët po rrezikojnë edhe jetët e tyre, në mënyrë që të shpëtojnë të tjerët nga ky virus shumë i keq që ka pushtuar botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *