fbpx

Zgjedhjet e 6 marsit/ Basha ‘më në fund pranon humbjen’: Jam gati të bëj çdo gjë në të mirë të PD-së!

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një prononcim për mediat ditën e sotme se po zhvillohet një proces reflektimi brenda partisë për humbjen në 6 mars, duke theksuar se është i gatshëm për çdo vendim në të mirë të PD-së.

Basha theksoi se përgjegjësinë humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale do e mbajë secili anëtar i partisë, duke filluar nga vetë ai.

Nuk dihet ende nëse Basha është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, megjithëse në këtë deklaratë ai për herë të parë pranon humbjen në zgjedhje.

Basha: Bëmë mbledhje për 6 marsin, do vazhdojmë me mbledhjen e kryesisë sepse padyshimm do marrim përgjegjësi, duke filluar nga unë i pari.

 

Ne jemi në process vërtetimi dhe duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimet e tyre, është një process I thellë, me synim interesin më të mirë të demokratëve. Unë jam gati të bëj cdo gjë në interess më të mirë të PD-së!

 

Por, duhet pak durim sepse ti paraprijmë ngjarjeve kur jemi në process reflektimi.

 

Është domosdoshmëri, nuk kemi arritur akoma aty, është proces reflektimi. Po bëhet nami me naftën, dhe i pari i qeverisë ia ka mbathur në Dubai, procesi i reflektimit ka nisur dhe do të vazhdojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *