fbpx

Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve rezulton negativ në testin COVID-19, Kurti del nesër nga vetizolimi

Ka rezultuar negativ në testin për coronavirus zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, për të cilin dyshohej se ishte prekur nga ky virus.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Rezultatet kanë dalë negative për zyrtarin të cilin kemi pasur dyshime, por duhet të kemi kujdes të shtuar. Kryeministri Kurti nesër do të del nga vetizolimi”, tha ai.

Ndryshe, sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar  se është futur në vetizolim, për shkak se kishte pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili ka pasur po ashtu kontakt të ngushtë me një të infektuar me coronavirus.

Mirëpo përveç Kurtit në vetizolim është futur edhe stafi i ngushtë i Zyrës së Kryeministrit. Po ashtu në izolim janë edhe ministri i MIE-së, Blerim Rreka dhe stafi i tij.

Deri më tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 884 persona, 655 prej tyre janë shëruar ndërsa 28 kanë ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *