fbpx

123 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 123.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *