fbpx

“Çohuni nga kafja”, “Fikini makinat”, studentët e UBT bojkotojnë mësimin dhe ngrihen në protestë, drejt qendrës së Tiranës në këmbë

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata janë nisur në këmbë nga universiteti, drejt Tiranës.

Të gjithë njëzëri, duke përsëritur thirrjet ‘Poshtë qeveria’ të rinjtë ecin drejt qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që turmës i janë bashkuar edhe qytetarë. Ndërkohë, policia iu ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë vetëm në një korsi, në mënyrë të tillë që të mos bllokohet qarkullimi i mjeteve.

 

 

ORA 13:57- STUDENTET NDALEN NË SHESHIN SKËNDËRBEJ

Studentët e UTB janë ndaluar në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej. Ata komunikuan se do t’i bashkohen protestës së orës 17:00.

 

Ora:13:36- STUDENTËT NDALEN TE MINISTRIA E ARSIMIT

Studentët, para se të shkojnë drejt Kryeministrisë, janë ndalur para ministrisë së Arsimit.

 

Kujtojmë se sot dhe studentë nga Universiteti Fan Noli në Korçë u ngritën në protestë, ndërsa kërkuan uljen e çmimit të karburantit, por dhe të produkteve të tjera. Prej tre ditësh vendi ynë është përfshirë nga protesta në disa rrethe, ku i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë me mekanizmat e saj për uljet e çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *