fbpx

Deklarata e fortë e Myslim Murrizit: SPAK të hetojë politikanët, OFL-ja të rrethojë me hekur rezidencat pas TEG-ut

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë sot nga foltorja e Kuvendit, ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kërkoi që deputetët të votojnë për zgjatjen e afatit të OFL-së.

Sipas Murrizit, OFL-ja nisi me është një “vrimë në ujë” sepse nuk duhet të merrej me “hallexhinjt” por të rrethonte me tela hekuri rezidencat para e pas TEG-ut. Gjithashtu, ai u ndal dhe te kërkesa e kreut të SPAK për të shtuar numrin e prokurorëve, nga 15 në 20.

Murrizi u shpreh se SPAK duhet të hetojë të 140 deputetët në sallë, kryeministrin, ministrat, presidentin dhe gjithë drejtorët.

 

Pjesë nga fjala e Myslim Murrizit:

 

OFL-ja u nis me tam-tame por sot është një vrimë në ujë. Nën drejtori shkarkohet se dekonspironte operacionet e saj. Drejtori i Tiranës del në përgjimet e Ndranghetas. Në mënyrë të heshtur këta janë të marrun vesh me njëri-tjetrin. Prej 20 vitesh ndaj lekët me njëri-tjetrin.

 

Po ta di Ndrangheta sesa të shkathët janë këta 99-ça, do habitej dhe do ndërtonte vilë këtu. OFL-ja duhet tëë ishte për këta këtu, ata që kanë qenë këtu, ata që janë dhe ata që kanë qenë pas meje për 30 vite.

 

OFL-ja të rrethonte me tela hekuri rezidencat para TEGUT, pas TEGUT dhe në Palasë e ku di unë. Doni OFL ju? OFL-ja duhet të ishte për këta këtu. Nuk kanë deklaruar në bilancet tatimore as ndonjë dyqan që shesin cigare.

 

SPAK kërkon shtimin e numrit të prokurorëve. Kërkon të shtohen prokurorët nga 15 në 20. Unë do isha dakord që prokurorët të shtoheshin në 50. Ftoj Olsjan Çelën që të sjellin ndryshimet këtu.

 

SPAK duhet të hetojë 140 burrat dhe gratë e kësaj salle. Presidentin, kryeministrin, ministrat, zv.ministrat, drejtorët. Nuk merret SPAKU me gjobat e bicikletave, me maskat. E vuri apo se vuri maskën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *